Shkolla Verore e Turizmit dhe e Kulturës

Duke marrë në konsideratë kërkesat e ardhura nga studentët e Masterit “Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e turistik”, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, Muzeun Arkeologjik Durrës, Agjencinë e Përkthimeve dhe Eventeve Cosmos, Shtëpinë Botuese “Toena” dhe Shoqatën e Unionit Turistik Shqiptar do të organizojë Shkollën Verore të Turizmit dhe Kulturës.
Kjo shkollë verore synon të sjellë më afër studentëve praktikat më të mira të integrimit të kurrikulës tonë me kërkesat e tregut të punës. Shkolla është e konceptuar me prezantime dhe vizita studimore. Në përfundim të Shkollës Verore studentët do të pajisen me një certifikatë.
Kjo Shkollë Verore do të zhvillohet nga data 13 qershor deri më 17 qershor, 2022.
Të interesuarit për këtë Shkollë Verore të klikojnë në këtë link https://forms.office.com/r/VaMRNSWvR4 për t’u rregjistruar.
Afati i fundit për rregjistrim në Shkollën Verore është data 10.06.2022.