Nisi Shkolla Verore e Bullgarishtes pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Kjo shkolle verore, organizohet nga Departamenti i Gjuhëve Sllave-Ballkanike në kuadër të Programit Erasmus+ që Universiteti i Tiranës ka me Universitetin Veliko Tërnovo “Shenjtorët Kirili dhe Metodij” të Bullgarisë.
Ajo synon t’u mundësojë studentëve dhe të interesuarve të tjerë përvetësimin e bullgarishtes në nivelet A1 – B1. Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit në këtë shkollë, përmes leksioneve dhe referateve që do të mbahen nga profesorë dhe studiues të Universitetit të Tiranës dhe universiteteve bullgare (i Sofjes, Veliko Tërnovos, Blagoevgradit), do të pajisen me njohuri shtesë që kanë të bëjnë me çështje historike, gjuhësore, letrare dhe trashëgiminë kulturore bullgare në Shqipëri.
Në ditën e parë të Shkollës ishin të pranishëm, Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof.Dr. Esmeralda Kromidha, Z. Asen Pachev, Zv. Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, Prof.Dr. Slavi Dimitrov, Zv. Dekan i Fakultetit Ekonomik në St Cyril and St Methodius University of Veliko Tarnovo, Bullgari, Prof. As. Dr. Adriatik Derjaj, Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Sllave dhe Ballkanike, si edhe profesorë të FGjH-së.
Sot studentët u ndanë në dy nivele, atë fillestar dhe mesatar dhe sipas grupeve vazhduan me gjuhën praktike bullgare.