Forumi 1

Forumi 1

Forumi i parë kombëtar i Grave Frankofone Shqipëtare , datë 20 mars, 2017 

 

Ky organizim, me temë “Arritjet dhe sfidat e grave frankofone në fusha të ndryshme të angazhimit të tyre”, u krye në kuadër të Festivalit Pranveror të Frankofonisë, dhe u mbështet nga Ambasada franceze dhe Dhoma tregtare Francë – Shqipëri. Aktiviteti  pati një panel të pasur me gra frankofone shqipëtare të angazhuara në poltikë, në fushën juridike, në edukim, në biznes, në letërsi, art e gazetari.

Disa nga çështjet e diskutuara ishin:, shkëmbimet e përvojave dhe tematika që prekën rolin e gruas dhe përpjekjet për të fituar të drejtat e tyre në Shqipëri.

Një forum i parë i cili më pas synon të zhvillohet dhe pasurohet më tej në pjesëmarrje dhe kontribut duke krijuar kështu rrjetin e grave frankofone të angazhuara në Shqipëri..

Në këtë takim të parë u synua evidentimi i veprimeve konkrete të suksesshme dhe roli i gruas frëngjishtfolëse shqiptare në fushën social-ekonomike për zhvillimin dhe transformimin shoqëror.

Objektivi i forumit ishte shkëmbimi i përvojave të kontributit në shërbim të zhvillimit kulturor, demokracisë dhe paqes, në shërbim të shkencës dhe dijes, por edhe  reflektimi për rrugët e kontributeve të ardhshme për t’i garantuar grave një qytetari të përbashkët dhe aktive.

Inkurajimi i një fryme përkushtimi mes të rejave ishte qëllimi kryesor i aktivitetit.

Akset e diskutimit :

“Gratë frankofone në Shqipëri dhe përfshirja e tyre në politikë për të avancuar të drejtat e tyre”

Ky aks synoi promovimin e veprimeve të mira për pjesëmarrjen e grave në jetën politike dhe në organet administrative, ku diskutuan:

  • Znj. Mirela KUMBARO – Ministre e Kulturës
  • Znj. Milena HARITO – Ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike
  • Znj. Mimoza HAFIZI – Deputete

 

“Gratë frankofone dhe shkrimi”

Për mënyrat se si kulturat frëngjisht-folëse ndikojnë me krijimet e tyre letrare dhe gazetareske  në problemet e jetës socio-ekonomike.kulturore, diskutuan:

  • Znj. Mira MEKSI – Shkrimtare
  • Zonja Diana ÇULI – Shkrimtare
  • Znj. Matilda ODOBASHI – Artiste e Arteve Pamore

Lidhur më temën “Gratë frankofone dhe arsimi” diskutuan:

  • Znj. Andromaqi HALOÇI – Profesoreshë në Universitetin e Tiranës
  • Znj. Lindita TRASHANI – Kryetare e Shoqatës së Mësuesve të Frëngjishtes në Shqipëri (APFA)

Kjo temë u fokusua në çështjet e edukimit dhe trajnimit për gratë, në rolin e grave frëngjishtfolëse për një edukim më të mirë të brezit të ri.

“Gratë frankofone dhe të drejtat e grave” – Ky aks u fokusua në veprimet e suksesshme të grave frankofone në fushën e ligjit dhe angazhimin e tyre për avancimin e të drejtave të grave. Rrugëtimi personal, vështirësitë e hasura, përpjekjet drejt suksesit, përparimi i të drejtave të grave në Shqipëri dhe mesazhi për të përcjellë. Diskutuan:

  • Znj. Ajola XOXA – Juriste, partnere Studio Ligjore “The Partners”, Drejtore Ekzekutive e Institutit të Studimeve Juridike BENUSSI.
  • Znj. Aurela ANASTASI – Profesoreshë e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, juriste

Gruaja frankofone dhe sipërmarrja” – Ky aks u fokusua në angazhimin e grave frëngjishtfolëse në sfidën e inovacionit, krijimit dhe sipërmarrjes duke ofruar shumë këshilla për të gjithë ata që dëshirojnë të krijojnë biznesin e tyre një ditë, diskutimin e së cilës  e mbajti:

  • Znj. Flutura XHABIJA – Kryetare e Shoqatës së Afaristëve të Shqipërisë

Dt.2 nëntor, 2017, Bukuresht

Mbyllje shumë e bukur e Forumit të Grave të Frankofonisë në Bukuresht me rekomandime strategjike për shtetet frëngjishtfolëse në favor të promovimit të të drejtave të grave dhe aksesit të tyre në tregun e punës; në favor të promovimit të sipërmarrjes dhe inovacionit të grave, në favor të lidershipit të grave në qeverisjen ekonomike.

Aksione të mëdha për t’u ndjekur nga Forumi i Grave Shqiptare Frankofone!