Panairi “Work & Study”, eventi më i madh i informimit të maturantëve në Shqipëri. Ky panair u organizua nga Bashkia Tiranë dhe Dhoma e Tregtisë dhe u zhvillua në periudhën 14.03.2022 deri më 08.04.2022, kohë kur maturantët janë ende duke bërë zgjedhjet për studimet e tyre. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mori pjesë në 12 qarqe të Shqipërisë si:
Dita e fundit e promovimit të programeve të fakultetit të gjuhëve të huaja në panairin “Work and Study” në Tiranë. Një rrugëtim i gjatë në një komunikim të drejtëpërdrejtë me maturantët që mundësioi prekjen e realitetit të studentëve duke kuptuar motivimin, kërkesat dhe dëshirat e tyre. Mirënjohës të gjithë profesorëve që u bënë pjesë e promovimit të ofertës tonë akademike për përkushtimin, vullnetin dhe transmetimin e vlerave të fakultetit tonë!
Materialet e promovimit që u shperndanë në panairin work&study 2022 janë:
-Udhërrëfyes;
-Broshura;
-Fletëpalosjet me datat e takimeve online;
-Fletëpalosjet me datat e “Open Day” që zhvilloheshin në Fakultet.