Panairi Work & Study 2022

“Panairi Work & Study”

Datë 14.03.2022 – 08.04.2022

Panairi “Work & Study”, eventi më i madh i informimit të maturantëve në Shqipëri. ​Ky panair u organizua nga Bashkia Tiranë dhe Dhoma e Tregtisë dhe u zhvillua në periudhën 14.03.2022 deri më 08.04.2022, kohë kur maturantët janë ende duke bërë zgjedhjet për studimet e tyre. ​Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mori pjesë në 12 qarqe të Shqipërisë si:

  1. Dibër;
  2. Kukës;
  3. Shkodër;
  4. Lezhë;
  5. Berat;
  6. Fier – Lushnje;
  7. Vlorë;
  8. Gjirokastër;
  9. Korçë – Pogradec;
  10. Elbasan;
  11. Durrës;
  12. Tiranë​.

Dita e fundit e promovimit të programeve të fakultetit të gjuhëve të huaja në panairin “Work and Study” në Tiranë. Një rrugëtim i gjatë në një komunikim të drejtëpërdrejtë me maturantët që mundësioi prekjen e realitetit të studentëve duke kuptuar motivimin, kërkesat dhe dëshirat e tyre.​ Mirënjohës të gjithë profesorëve që u bënë pjesë e promovimit të ofertës tonë akademike për përkushtimin, vullnetin dhe transmetimin e vlerave të fakultetit tonë!

Materialet e promovimit  që u shperndanë në panairin work&study 2022 janë:​
-Udhërrëfyes;
-Broshura;
-Fletëpalosjet me datat e takimeve online​;
-Fletëpalosjet me datat e “Open Day”​ që zhvilloheshin në Fakultet.