Agjencia Universitare e Frankofonisë – Thirrje 2022

Thirrja për projekte 2022 – Mbështetje për ekipet kërkimore në Evropën Qendrore dhe Lindore

Me qëllim për të kontribuar në ndërtimin e Zonës Evropiane të Kërkimit Shkencor dhe për të inkurajuar krijimin e rrjeteve ndërkombëtare të kërkimit shkencor frëngjishtfolëse, Agjencia Universitare e Frankofonisë mbështet strukturimin dhe zhvillimin e kërkimit në një kuadër kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe përfshirjen e institucioneve te saja anëtare në këtë proces.

Në këtë kontekst, në thirrjen që AUF ka hapur për projekte drejtuar universiteteve anëtare në Evropën Qëndrore dhe Lindore (AUF ECO) për të mbështetur Ekipet Kërkimore – të cilat i kryejnë aktivitetet e tyre kërkimore në observatorë, qendra kërkimore, rrjete kërkuesish, kolegjeve/shkollave të doktoraturës dhe organizatave të tjera të dedikuara dhe të njohura nga institucioni dhe që synojnë të federojnë dhe mbështesin studiuesit frëngjishtfolës, shpalli fitues projektin me titull:

Integrimi i teknologjisë digjitale në metodologjitë e mësimdhënies/mësimnxënies dhe sfidat e trajnimit të mësuesve – INTICE” – Drejtuar nga Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA

Projekti zhvillohet në partneritet:

  • Universiteti i Tiranës, Shqipëri, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, nën përgjegjësinë e Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA
  • Universiteti i Zagrebit, Kroaci, Fakulteti i Filozofisë dhe Letërsisë, nën përgjegjësinë e Prof. Dr. Ivana FRANIC
  • Shoqata e Mësuesve të Frëngjishtes në Shqipëri, nën përgjegjësinë e znj. Lindita TRASHANI

Aktiviteti: Tavolinë e rrumbullakët – zhvilluar në Tiranë, Shqipëri

Njoftime në rrjete sociale             Njoftime në rrjete sociale

Aktiviteti: Tavolinë e rrumbullakët – zhvilluar në Zagreb, Kroaci

Njoftime në rrejte sociale             Njoftime në rrjete sociale         Njoftime në rrjete sociale

Faqe web e projektit

Publikimi i GUIDËS: GUIDE DE BONNES PRATIQUES D’INTÉGRATION DES OUTILS NUMÉRIQUES EN CLASSE DE FLE

Promovimi i Guidës në web        Promovimi i Guidës në rrjete sociale

Finalizmi i Projektit dhe prezantimi i punës

 

__________________________________________________________________________________

Thirrja për projekte 2022 – “Mbështetje për transformimin digjital të institucioneve anëtare në Evropën Qendrore dhe Lindore”

Në kuadër të thirrjes për projekte nga Agjencia Universitare e Frankofonisë 2022 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT është shpallur fitues me projektin e propozuar me titull:

“Përforcimi i aftësive në pedagogjinë digjitale dhe mbrojtja e të dhënave personale” – Drejtuar nga Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA

Realizimi i Aktivitetit: Mbrojtja e të dhënave personale

Qëllimi i këtij trajnimi është të mbajë të informuar të gjithë stafin e Universitetit të Tiranës me ligjin për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe zbatimin e tij në punën e përditshme të stafit akademik, asistentëve akademikë dhe administrativë.

Aktiviteti u zhvillua në 5 ditë trajnimi duke siguruar që:

  • Të dhënat e sistemit duhet të jenë të sakta, të përditësuara dhe të mbrojtura nga aksesi ose modifikimi i paautorizuar, që rezulton nga neglizhenca ose situata të tjera të paparashikuara.
  • Të gjitha strukturat e universitetit duhet të njohin të drejtat e tyre dhe të jenë të shqetësuara
    nga siguria dhe përdorimi i informacionit nga Sistemi Informativ i UT-së dhe aplikacioneve të tjera bazuar në punën e secilit punonjës.
  • Të gjithë punonjësit e universitetit duhet të njohin përmbajtjen e rregulloreve dhe ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe ta integrojnë atë në mënyrën e të menduarit dhe aktivitetet e tyre të përditshme.

Realizimi i Aktivitetit: Java e Teknologjisë

Trajnimi kishte për qëllim rritjen e aftësive dixhitale dhe ndërgjegjësimin e stafit akademik të Universitetit për përdorimin e teknologjive të reja. Aktiviteti u zhvillua ne 5 ditë trajnim me temën kryesore “Pajisja e stafit akademik me aftësitë metodologjike dhe teknologjike të nevojshme për mësimin e gjuhëve të huaja”.

 

__________________________________________________________________________________

Thirrja e AUF-ECO “Vlerësimi i kërkimit shkencor” / AUF-ECO “Valorisation de la recherche scientifiques”

AUF ka miratuar projektin e propozuar nga FGJH-UT të drejtuar nga Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA, për organizimin e konferencën ndërkombëtare “Si e bëjmë të flasë trashëgiminë tonë kulturore? – Kreativiteti dhe ndërmjetësimi në njohjen e trashëgimisë kulturore”, e cila do të mbahet në Sarandë, Shqipëri, në datat 8-9 dhjetor 2022, me objektivat si në vijim:

Ky projekt synon të ndihmojë stafin akademik të UT-së, studiuesit, autoritetet legjislative dhe të ndikojë në përmirësimin e kurrikulave në institucionet e rasimit të lartë në fushat e mëposhtme:

  • Teknikat komunikative në njohjen dhe rivlerësimin e trashëgimisë kulturore;
  • Menazhimi i territorit dhe i burimeve të pasurisë kulturore pёr zhvillimin e vendit;
  • Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit dhe promovimi i trashëgimisë kulturore;
  • Përgatitja në kompetencë gjuhësore e specialistëve të fushës;
  • Kultura dhe komunikimi si njё mjet evokues dhe guidë pёr destinacionet turistike;
  • Roli dhe kontributi i shumëgjuhësisë në sektorin e turizmit.
  • E dreja e trashëgimisë kulturore dhe të drejtat referuar konventës së UNESCO-s.

Publikimi i aktivitetit ne rrejte sociale

Finalizimi i projektit

 

_____________________________________________________________________________

Thirrja rajonale për shprehje interesi 2022: Mbështetje për organizimin e ngjarjeve sportive në universitet

Titulli i Projektit: “Bëj sport çdo ditë, jo vetëm një javë në vit!” – Drejtuar nga Prof. Asoc. Dr. Ogerta KORUTI

Ky projekt propozim është ideuar në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, me iniciativë të Komisionit Evropian për promovimin e sportit dhe aktivitetit fizik në të gjithë Evropën nën moton “#BeActive#”.

Sporti dhe aktiviteti fizik japin një kontribut të rëndësishëm në mirëqënien fizike e mendore të të rinjve dhe të çdo moshe në tërësi. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës (FGJH-UT) prej vitesh ka krijuar traditën e tij në organizimin e eventeve sportive përmes Klubit të tij Sportiv FGJH me koordinator pedagogun Dr. Ervin Hoxhaj, duke angazhuar studentët e të gjithë departamenteve si edhe stafin akademik e ndihmës, në kompeticione dhe evente të ndryshme sportive.

Aktiviteti 1: Trajnim nga eksperti i sportit dhe arsimit me studentët, personelin akademik e ndihmës akademik dhe administrativ të të dy universiteteve pjesemarrese për përfitimet që sjell sporti tek çdo njeri;

Leksion: Promovimi i vlerave edukative dhe sociale të sportit

Aktiviteti 2. FGJH-UT, në bashkëpunim me Universitetin Metropolitan (UM), Institucion i Arsimit të Lartë Jopublik si dhe një prej partnerëve të AUF, zhvilloi aktivitetin sportiv me studentë dhe pedagogë frëngjisht-folës e jo vetëm, për të promovuar vlerat edukative dhe sociale të sportit.

Ndeshje volejbolli midis FGJH-UT dhe UM

Finalizimi i projektit dhe promovimi i aktivitetit sportiv