Më 22 dhjetor 2022, studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja morën pjesë në një mbrëmje poetike të organizuar nga Këshilli Studentor në sallën “Argjiro”, me temë “Tonight’s poem”.
Mbrëmja poetike u zhvillua nën tingujt e muzikës klasike, me moderimin e kryetares së KSFGJH. Studentët performuan poezitë e tyre ose versione përkthimesh të poezive të preferuara. Mes leximesh artistike dhe diskutimesh u dëshmua kështu talenti dhe profesionalizmi i secilit. Pedagoget e pranishme biseduan me studentët për rëndësinë e letërsisë dhe procesit të krijimtarisë, si dhe lexuan poezi.
Në këtë aktivitet përmbyllës për 2022, studentët dhanë ide e sugjerime për aktivitetet që duan të bëjnë në vijim.