THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE STUDENTORE NDËRKOMBËTARE II – Universiteti i Tiranes. Faqja Zyrtare
Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Tetovës fton studentë dhe kërkues të rinj të marrin pjesë në konferencën shkencore studentore “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe studiuesve të rinj” (II).
Kjo Konferencë në edicionin e saj të dytë ka për qëllim prezantimin e arritjeve në fushën e kërkimit shkencor nga studentët dhe studiuesit e rinj dhe krijimin e një rrjeti bashkëpunimi mes tyre për të nxitur kërkimin, inovacionin dhe kreativitetin. Konferenca synon gjithashtu të nxisë ndërkombëtarizimin dhe bashkëpunimin e universiteteve tona, të produkteve të tyre shkencore, duke krijuar një platformë, ku promovohet dhe të rritet kapaciteti i studentëve dhe i Universitetit.
Konferenca do të mbahet në datën 12 dhjetor 2024, në Tiranë dhe punimet e saj do të zhvillohen në dy gjuhë, në shqip dhe në anglisht.
Data të rëndësishme:
Afati i fundit për dorëzimin e abstraktit: 10 nëntor 2024
Njoftimi i pranimit të punimeve: 20 nëntor 2024
Dorëzimi i artikujve të plotë (për botim): 10 janar 2025
Abstraktet dorëzohen përmes formularit Plotësoni formën (https://forms.office.com/e/DS0ZNDrqu6):
Për udhëzimet mbi formatin e abstraktit dhe të punimit të plotë, klikoni këtu (https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx…)
Temat e konferencës përfshijnë fushat në vijim:
Shkenca albanologjike, shkenca gjeografike, shkenca komunikimi
* Gjuhësi e sotme
* Gjuhësi historike
* Gjuhësi e aplikuar
* Metodat e mësimdhënies dhe teknologjia
* Letërsi shqipe
* Letërsi e huaj
* Gjeografi
* Teknologji e informacionit gjeografik të aplikuar
* Shkenca të komunikimit dhe gazetari
* Histori
* Marrëdhënie Ndërkombëtare
* Komunikim ndërkulturor
* Trashëgimi kulturore
* Arkeologji
Gjuhë të huaja, përkthim, didaktikë
* Mësimnxënia nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja në mësimdhënie
* Përdorimi i platformave dhe aplikacioneve inovative në mësimdhënie.
* Përfitimet dhe perspektivat e integrimit të teknologjive në mësimdhënie e mësimnxënie.
* Aftësitë kërkimore, arritje dhe problematika.
* Studimi i gjuhëve të huaja dhe kontaktet gjuhësore.
* Studime gjuhësore/ letrare krahasuese, studime përqasëse.
* Përvoja në mësimdhënien e mësimnxënien e përkthimit, interpretimit dhe komunikimit ndërkulturor.
Shkenca të natyrës
* Bioteknologji
* Biologji qelizore, molekulare.
* Mikrobiologji, Gjenetike, Biokimi
* Fiziologji shtazore e bimore
* Botanike, Zoologji, Ekologji
* Ruajtja dhe menaxhimi i mjedisit
* Hidrobiologjia dhe Biologjia detare
* Biofizikë dhe fizikë mjekësore
* Fizikë teorike dhe llogaritëse
* Strukturë materialesh
* Aplikime të analizës kimike në kontrollin dhe parandalimin e ndotjeve në mjedis dhe në produktet ushqimore
* Elektrokimia, proceset e korrozionit, sensorët dhe biosensorët
* Kimia fizike dhe dukuritë sipërfaqësore
* Teknologjia industriale dhe ushqimore
* Inxhinieri e proceseve industriale dhe mjedisore. Materialet silikate
* Kontrolli dhe siguria e cilësia e ushqimeve,
* Algjebër dhe gjeometri
* Analizë funksionale, ekuacione diferenciale
* Probabilitet dhe statistikë
* Analizë numerike dhe optimizim
* Sistemet inteligjente dhe teknologjitë e reja; qeverisja elektronike
* Sistemet dhe aplikimet E-Health, E-Commerce dhe E-Business
* Aplikimi i Informatikës në shkencat e natyrës
* Didaktika në shkencat e natyrës
Shkenca juridike
* Të drejtat e njeriut dhe drejtësia Kushtetuese
* Të drejtat e njeriut dhe drejtësia kushtetuese
* Veprimet juridike
* Mbrojtja e të drejtave të privatësisë në botën digjitale.
* Trajtimi i çështjeve ligjore në epokën e inteligjencës artificiale”
* Evolucioni i së drejtës ndërkombëtare në epokën digjitale
* Sfidat dhe mundësitë në reformën në drejtësinë penale
* Dilemat etike në profesionin ligjor
* Fuqizimi i grave në fushën ligjore
* Kryqëzimi i ligjit dhe drejtësisë sociale
* E drejta e përfaqësimit në ligjin procedural dhe ndryshimet përkatëse në Kodin e Procedurës Penale
Shkenca sociale
* Hetimi i ndikimit psikologjik dhe dinamikës sociale të platformave të mediave sociale në mirëqenien e individëve, formimin e identitetit dhe marrëdhëniet ndërpersonale
* Kuptimi i përgjigjeve ndaj stresit dhe zhvillimi i mekanizmave efektivë të përballimit
* Zbulimi i kompleksitetit të varësisë dhe çrregullimeve të përdorimit të substancave
* Dinamika e motivimit dhe strategjitë e vendosjes së qëllimeve
* Navigimi në kryqëzimet e identiteteve shoqërore: paragjykimi, diskriminimi dhe strategjitë për promovimin e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes
* Inteligjenca emocionale dhe ndikimi i saj në mirëqenien e individëve
* Puna sociale dhe zhvillimi i qëndrueshëm
* Puna sociale me dhe për grupet e cenueshme
* Politikëbërja e bazuar në evidenca dhe administrimi i programeve dhe shërbimeve sociale
* Puna sociale dhe ndryshimet transformuese
* Filozofia e teknologjisë
* Etikë e aplikuar
* Antropologji filozofike
* Studime sociologjke në fushë të turizmit
* Studime sociologjike në fushë të familjes të të drejtave të njeriut
* Studime sociologjike mbi zhvillimet urbane/rurale
* Studime sociologjike mbi median e komunikimin dhe mbi zhvillimet politike
* Studime sociologjike mbi çështje të kulturës dhe ndërveprimit kulturor
* Studime sociologjike në fushë të edukimit
* Studime sociologjke mbi shëndetin dhe moshimin
Ekonomi
* Makroekonomi
* Mikroekonomi
* Ekonomi e zhvillimit
* Ekonomi e punës
* Ekonomi e shëndetësisë
* Ekonomi e mjedisit
* Ekonomi publike
* Ekonomi ndërkombëtare
* Ekonomi financiare
* Organizatat industriale
* Histori ekonomike
* Marketing-turizëm
* Financë
* Kontabilitet
* Statistikë dhe informatikë e zbatuar