Dita e tetë të orientimit dhe informimit të studentëve të vitit të parë

🌍📚Sot, më 16/10/2024, në ditën e tetë të orientimit dhe informimit të studentëve të vitit të parë, studentët u njohën me programin Erasmus+ të Bashkimit Evropian në kuadër të bursave të mobilitetit Erasmus+KA107.🌎
🌟Gjatë këtij takimi ata u njohën me mundësitë e shumta për të kryer një semestër të plotë studimesh në një nga universitetet evropiane me të cilat UT ka lidhur Marrëveshje ndërinstitucionale, me procedurat e aplikimit, dokumentacionin që duhet të plotësojnë si edhe detajet e dokumentit “Learning Agreement”, kontratës studimore.✈️📖
🚀Krahas të tjerash, studentët e rinj patën mundësinë të dëgjonin përvojat e studentëve që kanë kryer mobilitete dhe kishin mundësinë të bënin pyetje dhe të merrnin informacionin e duhur drejtpërdrejt.💙
#ErasmusPlus #StudimeNderkombetare #UniversitetiTiranës #Fakulteti i Gjuheve te Huaja#