Shkëmbimet Erasmus+, Departamenti i Gjuhës Frënge

📌Në kuadrin e shkëmbimeve Erasmus+, në datat 09-13 dhjetor, Departamenti i Gjuhës Frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pati kënaqësinë të priste dy pedagoge të ftuara nga Universiteti i Caen-it, Francë, Gwenaëlle Ledot dhe Marie Hartmann.
🔗Dy pedagoget zhvilluan orë mësimi me studentët e vitit të tretë Bachelor dhe vitit të parë Master me tema që lidhen mbi letërsinë bashkëkohore dhe diskutuan për veprën e shkrimtares së njohur franceze Annie Ernaux.
🎉Të frytshme ishin dhe takimet me kolegët e Departamentit të Gjuhës Frënge ku u diskutua në lidhje me projekte të ndryshme dhe bashkëpunime mes dy institucioneve.