Vizitë në familjen e Martinit

Falenderojmë nga zemra familjen e Martinit që na priti aq ngrohtë dhe me shumë dashuri. Dy prindër fisnikë me zemër të madhe por të plagosur na folën për dritën e syve Martinin që tani është dritë e qiellit dhe lulja më e bukur e parajsës.

Henri, vëllai vogël i Martinit dje kishte ditëlindjen dhe Klubi i Vullnetarizmit me rastin edhe të festave të fund vitit shkoi sot për të gëzuar sado pak Henrin duke i thënë (siç na këshilloi dhe babai) që dhuratat ishin nga Martini meqë kishte shënuar gol😪 Mes dhimbjes dhe lotëve i premtuam Henrit se do ta takonim sërish për t’i çuar edhe një Spiderman të madh meqë e kishte të preferuarin. Falenderojmë nga zemra miqtë tanë për kontributet e tyre dhe zoti ua shpërbleftë në të mira🤲