Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Regjistrimet për module trajnimesh me mikrokredenciale

 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron module trajnimesh afatshkurtra me mikrokredenciale, një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ju që dëshironi të zhvilloni aftësi të caktuara pa pasur nevojë për angazhim të gjatë kohor dhe financiar. Ato janë të dizajnuara për t’iu përshtatur nevojave të tregut të punës dhe ofrojnë mundësi të shumta për avancimin tuaj profesional.
Përmirësoni aftësitë dhe mundësitë tuaja profesionale me programet tona të trajnimeve në fusha të ndryshme.
Një nga modulet që ne ofrojmë është GJUHË E HUAJ PËR TURIZËM/ GJUHË FRËNGE DHE ITALIANE.
Përse duhet të merrni pjesë?
Nëpërmjet këtij moduli do të merrni njohuri mbi:
▪ Komunikim profesional në sektorin e turizmit;
▪ Terminologjinë specifike për guidat, hotelerinë dhe shërbimin ndaj klientit;
▪ Teknikat e komunikimit efektiv dhe ndërkulturor;
▪ Organizimin e itinerareve turistike dhe pritjen e vizitorëve;
▪ Menaxhimin e situatave dhe ndërveprimin me turistët.
Çfarë do të mësoni?
Nëpërmjet këtij moduli:
▪ do të rrisni mundësitë e punësimit në turizëm dhe shërbime;
▪ do të përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit dhe ndërveprimit me klientët;
▪ do të fitoni eksperiencë praktike përmes simulimeve dhe rasteve studimore;
▪ do të mësoni nga profesorë me eksperiencë në fushën e gjuhëve të huaja dhe turizmit.
Regjistrohuni tani dhe hapni mundësi të reja për karrierën tuaj!
📅 Afati i regjistrimeve deri në datën 18.04.2025
Mos e humbisni këtë mundësi të shkëlqyer për të avancuar shpejt dhe me efikasitet!

📧 Për më shumë informacion na kontaktoni në adresën: [email protected]