Kanë filluar regjistrimet për module trajnimesh me mikrokredenciale!
🎯 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron module trajnimesh afatshkurtra me mikrokredenciale, një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ju që dëshironi të zhvilloni aftësi të caktuara pa pasur nevojë për angazhime të gjata kohore dhe financiare. Ato janë të dizajnuara për t’iu përshtatur nevojave të tregut të punës dhe ofrojnë mundësi të shumta për avancimin tuaj profesional.
🚀 Përmirësoni aftësitë dhe mundësitë tuaja profesionale me programet tona të trajnimeve në fusha të ndryshme.
👉 Një nga modulet që ne ofrojmë është:
🦷 GJUHË E HUAJ PËR MJEKËSINË DENTARE – 🏥 GJUHË FRËNGE DHE ITALIANE
✅ Përse duhet të merrni pjesë?
Nëpërmjet këtij moduli ju do të:
✔️ përmirësoni njohuritë tuaja të komunikimit me pacientët në gjuhën frënge/italiane;
✔️ njihni terminologjinë specifike dentare;
✔️ rrisni mundësitë tuaja profesionale në tregun e punës;
✔️ përdorni gjuhën frënge/italiane në situata klinike reale etj.
📚 Çfarë do të mësoni?
Nëpërmjet këtij moduli:
📌 do të përvetësoni terminologjinë teknike dhe komunikimin efektiv në ambientin dentar;
📌 do të aftësoheni në shkrim dhe në plotësimin e dokumentacionit mjekësor;
📌 do të fitoni përvoja praktike me simulime dhe lojëra me role;
📌 do të mësoni të bëni prezantime, diskutime dhe studime rastesh për njohuri të avancuara.
✨ Regjistrohuni tani dhe hapni mundësi të reja për karrierën tuaj!
📅 Afati i regjistrimeve: deri në datën 18.04.2025
🔥 Mos e humbisni këtë mundësi të shkëlqyer për të avancuar shpejt dhe me efikasitet!
🌐 Linku për regjistrim: https://forms.office.com/e/hrHZT3pAww
📩 Për më shumë informacion na kontaktoni në adresën: [email protected]
🔎 #Trajnime #Mikrokredenciale #Efikasitet #Fleksibilitet #Komunikim #Ekomunikim #Gjuhë #Kulturë #SoftSkills #Turizëm #TurizëmNdërkombëtar #Karrierë #FGJH
📢 Njoftim për Dhomat Shqiptare të Tregtisë: Trajnime Afatshkurtra me Mikrokredenciale për Zhvillimin e Aftësive Profesionale