Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Vizita e nxënësve të shkollës së mesme “Nobel” në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

Sot, patëm kënaqësinë të mirëpresim nxënësit e shkollës së mesme “Nobel” në një aktivitet informues dhe ndërveprues. Nxënësit u njohën me programet tona të studimit dhe infrastrukturën inovative që ofrojmë për studentët e gjuhëve të huaja.
Gjatë vizitës, ata morën pjesë në një orë praktike në Laboratorin e Përkthimit dhe Interpretimit, një përvojë e shkëlqyer që i ndihmoi të kuptonin më mirë dinamikat e fushës dhe mundësitë që ofron ky program.
Vizita vijoi me njohjen e ambienteve të fakultetit si dhe të bibliotekave tona, të cilat ofrojnë burime të pasura dhe një ambient stimulues për studim.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mbetet gjithnjë i hapur për të mirëpritur të rinjtë e apasionuar pas gjuhëve të huaja, të cilët synojnë të zhvillojnë kompetencat e tyre në këtë fushë dhe të ndjekin një rrugëtim profesional me dimension ndërkombëtar!