Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Takimi i parë i projektit me titull “Transformimi i mësimdhënies në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm”

Sot, më datë 27 Mars 2025, në sallën Rozafa pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në kuadër të programit “UT-Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion”, u mbajt takimi i parë i projektit me titull “Transformimi i mësimdhënies në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm. Politikat dhe strategjitë e formimit universitar fillestar dhe të vazhduar të mësuesve. Problematikat aktuale dhe propozimet vizionare mbi profesionin e mësuesit.”
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi çështjet kërkimore dhe metodologjinë që do të ndiqet për të dhënë rekomandimet e duhura lidhur me profesionin e mësuesisë si dhe me politikat dhe strategjitë e formimit universitar fillestar dhe të vazhduar. Ky aktivitet ka hapur mundësitë për një bashkëpunim më të ngushtë dhe për një analizë më të thellë të çështjeve që lidhen me zhvillimin e mësuesisë dhe sistemin arsimor.