Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Fuqizimi i të Rinjve përmes Projekteve Inovative

Sot, më datë 10.04.2025, në Bibliotekën Argjiro, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, organizoi trajnimin për studentët me temë:  ‘‘Si të aplikojmë në projekte për të rinjtë’’ nga Prof. Asoc. Dr. Elvana Shtëpani.
Disa nga pikat në të cilat u përqendrua ky trajnim ishin:
•             Identifikimi i mundësive të financimit për projekte rinore në Shqipëri dhe më gjerë;
•             Analiza e nevojave të komunitetit dhe gjenerimi i ideve për projekte novatore;
•             Zhvillimi i objektivave SMART për projekte rinore;
•             Planifikimi i aktiviteteve konkrete dhe të përshtatshme për projektin;
•             Bazat e krijimit të një buxheti të thjeshtë projekti;
•             Njohja e elementeve kryesore që bëjnë një aplikim të suksesshëm;
•             Gjetja e burimeve dhe mbështetja për hartimin e projekteve rinore etj.
Gjatë këtij trajnimi, zhvilluar në formë bashkëbisedimi me studentët pjesëmarrës, u theksua rëndësia e projekteve rinore të cilët nxisin ndryshimin pozitiv në komunitet, zhvillojnë aftësitë e lidershipit dhe bashkëpunimit tek të rinjtë, ofrojnë mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur jashtë auditorëve të fakultetit, krijojnë lidhje dhe rrjete të forta si dhe mundësojnë zërin e të rinjve të dëgjohet.