Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

 Vizitë nga maturantët e shkollës së mesme “Myslym Shima” në FGJH

Më 19 Maj 2025, maturantët e shkollës së mesme “Myslym Shima” zhvilluan një vizitë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku u njohën nga afër me programet akademike dhe mundësitë që ofron fakulteti ynë.
 Interes i veçantë u tregua për programin e Gjuhës Ruse – Profil Përkthim-Interpretim, që ofron mundësinë unike për të studiuar tri gjuhë të huaja dhe për të ndërtuar një profil të fortë ndërkombëtar.
Gjatë vizitës në Departamentin e Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, nxënësit u informuan për:
 Programet e studimit dhe kombinimet gjuhësore
Bursat dhe kriteret për përfitim
Mundësitë që ofron njohja e gjuhëve të rralla, si gjuha ruse
Mobilitetin ndërkombëtar përmes Erasmus+
Perspektivat e karrierës pas diplomimit
Nxënësit patën gjithashtu mundësi të shihnin nga afër infrastrukturën moderne të FGJH, laboratorët interaktivë të përkthimit dhe interpretimit, dhe të bashkëbisedonin me stafin pedagogjik.
Vizita u shoqërua me entuziazëm dhe shumë pyetje – një hap i parë drejt një të ardhmeje me horizonte të gjera!