Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE TIRANË, MË 4 DHJETOR 2025 MËSIMI I GJUHËVE TË HUAJA NË ARSIMIN FILLOR – SFIDA DHE PERSPEKTIVA NË EPOKËN DIGJITALE DHE TË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE

Thirrje për pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare! “MËSIMI I GJUHËVE TË HUAJA NË ARSIMIN FILLOR – SFIDA DHE PERSPEKTIVA NË EPOKËN DIGJITALE DHE INTELIGJENCËS ARTIFICIALE” Tiranë, më 4 dhjetor 2025

 

💡Entuziazmi i fëmijëve për gjuhë dhe kultura të tjera duhet të nxitet në mënyrë aktive dhe nuk mund të lihet në dorë të fatit.
në Shqipëri janë ndërmarrë reforma të rëndësishme në fushën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja, ku strategjia e zhvillimit të arsimit vendos në qendër përmirësimin e cilësisë, në përputhje me standardet europiane, si dhe zhvillimin profesional të mësuesve. Vizioni i sistemit arsimor synon ndërtimin e një sistemi që bazohet në interesat e nxënësve, promovon përdorimin e njohurive dhe kompetencave për zgjidhjen e problemeve, vlerëson dhe përfshin diversitetin kulturor dhe gjuhësor, si edhe integron teknologjitë moderne për të nxitur të nxënit gjatë gjithë jetës.

Rëndësia e mësimit të gjuhëve të huaja në shkollat fillore dhe orientimet e Këshillit të Evropës
* Prezantimi i orientimeve të Këshillit të Evropës mbi arsimin shumëgjuhësor dhe shumëkulturor
* Diskutimi i Rekomandimit CM/Rec(2022) mbi rëndësinë e arsimit shumëgjuhësor dhe shumëkulturor për kulturën demokratike
* Analiza e përfitimeve konjitive, gjuhësore dhe sociale të mësimit të disa gjuhëve
* Rëndësia e zhvillimit të kompetencave shumëgjuhësore dhe shumëkulturore që në moshë të hershme shkollore

 

📅Data të rëndësishme:

👉Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve: 31 tetor 2025

📝Paraqitja e Abstraktit: Abstraktet duhet të jenë midis 200-250 fjalë, të përfshijnë 5-6 fjalë kyçe dhe të dorëzohen vetëm në gjuhën angleze

📜Njoftimi i pranimit të propozimeve: 10 nëntor 2025

✔️Dorëzimi i kumtesave për botim: deri në 23 janar 2026

📌Tarifa e pjesëmarrjes : 3000 lekë ose 30 euro.

📋Për regjistrimin tuaj në konferencë ju lutem klikoni linkun: https://forms.office.com/e/vPy4kJM7G5

Thirrja e Konferencës ⬇️

Final Thirrja e konferences 4 dhjetor 25

——–

🇬🇧

📅Important Dates

👉Deadline for abstract submission: October 31, 2025

📝Abstract submission: Abstracts should be between 200-250 words, include 5-6 keywords, and be submitted only in English.

For the paper format, refer to the Guidelines (click here).

📜Notification of proposal acceptance: November 10, 2025

✔️Submission of papers for publication: by January 23, 2026

📌Participation fee: 3000 lekë or 30 euros.

 

📋Please click on the following link to submit your abstracts: https://forms.office.com/e/vPy4kJM7G5

Call for Papers⬇️

Final call for papers 4 dhjetor 25_OK