Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Shkolla Verore e Didaktikës së Gjuhës Arabe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

Shkolla Verore e Didaktikës së Gjuhës Arabe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja vijon traditën e organizimit të veprimtarive shkencore dhe kulturore që synojnë nxitjen e shkëmbimit akademik dhe ndërkulturor. Në kuadër të Javës së Gjuhës Arabe, më 16 shtator 2025, në sallën Evropa u mbajt seanca plenare e Shkollës Verore të Didaktikës së Gjuhës Arabe.

📚 Prof. Adriatik Derjaj, përgjegjës i Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, pasi falënderoi Qendrën Globale të Gjuhës Arabe për këtë bashkëpunim, theksoi lidhjet gjuhësore dhe pasuritë leksikore midis shqipes dhe arabishtes.

🎤 Zv. Dekania Dr. Kristina Sheperi, në fjalën e saj nënvizoi mbështetjen që Fakulteti i Gjuhëve të Huaja u ofron departamenteve në promovimin e veprimtarive didaktike dhe kulturore.

🤝 Shkollën verore e përshëndeti edhe Zv. Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Shkëlqesia e Tij Ahmed Al Harbi, i cili shprehu konsiderata të larta për veprimtaritë shkencore të Fakultetit dhe u ndal tek vijimi i marrëdhënieve ndëruniversitare midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

#ShkollaVeroreArabisht #FGJH #UTirana #BashkëpunimAkademik #Ndërkulturë