Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për trajnim për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës.

Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për trajnim për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës.
Llojet e mobilitetit:
-Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ për trajnim;
Stafi që mund të aplikojë:
– Staff working in the fields of international cooperation;
– Student/staff mobility (e.g. International Officers, Staff Responsible for Summer Schools, International Recruitment, Strategic Planning, International Career Offices, Erasmus+ KA1, KA2 & KA3 projects;
– Support services offered for international students (Accommodation, IT, Social Engagement Offices, if they work in a close contact with International Students).
Kohëzgjatja:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit (datat 1 – 5 Qershor 2020);
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin ditor për stafin (140 EUR në ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
 
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj (minimumi niveli B2);
-Vetëdeklarim në jeni shpallur fitues ose keni kryer një bursë shkëmbimi Erasmus+ më parë (nëse po, ku)
-Application form, sipas linkut:
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Mobility_Agreement_Training_outg…
*Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
*Stafi, i cili ka kryer më parë mobilitet në këtë universitet, nuk lejohet të aplikojë.
Afati për aplikim: 05 Prill 2020
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].