Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

 Takim me autorët e librit “Labirint në tru” – në kuadër të Panairit të 28-të të Librit

 Takim me autorët e librit “Labirint në tru” – në kuadër të Panairit të 28-të të Librit
Në vijim të aktiviteteve të Javës së Panairit të 28-të të Librit, me moton “Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat” (Ismail Kadare), Dega e Gjuhës TurkeDepartamenti i Gjuhëve Sllave dhe BallkanikeFGJH – UT, ju ftojnë në një takim të veçantë me autorët e librit “Labirint në tru”:
✍️ Evans Drishti
✍️ Zoje Jakaj (Xhoi)
✍️ Endri Beqo
📖 Libri trajton botën e ndërlikuar të adoleshentëve, sfidat e zhvillimit individual dhe nevojën për më shumë dëgjim, mirëkuptim dhe empati ndaj brezit të ri. Përmes tregimeve reale dhe analizave mbresëlënëse, autorët sjellin një reflektim të thellë si për të rinjtë, ashtu edhe për të rriturit.
📅 Data: 13 Nëntor 2025
⏰ Ora: 11:00
📍 Auditori 311, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT
Ju mirëpresim! ✨