Përfundoi me sukses trajnimi me punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar me 1 kredit me temë: “Përdorimi i platformave virtuale në mësimdhënie (Classroom, Zoom, Blogger) dhe Micro:bit” i cili kishte në fokus përforcimin e kompetencave digjitale dhe përdorimin e teknologjive bashkëkohore në procesin mësimor nga Prof. Asoc. Dr. Daniela Hasa.
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit u angazhuan në tema praktike si: • Krijimi dhe administrimi i klasave në Google Classroom (postimi i detyrave, testeve, feedback dhe vlerësimeve); • Përdorimi i Google Drive dhe konceptet e Cloud Storage; • Krijimi dhe menaxhimi i takimeve në Google Meet; • Përdorimi i funksioneve kryesore të Zoom dhe cilësimeve të sigurisë; • Prezantimi dhe aplikimi didaktik i Blogger në mësimdhënie; • Hartimi i planeve mësimore ndërvepruese dhe shpërndarja e materialeve digjitale; • Përdorimi praktik i pajisjes Micro:bit dhe integrimi i saj në aktivitete edukative etj.
✔ Rezultatet e arritura: Pas përfundimit të trajnimit pjesëmarrësit ishin të aftë të: • kuptonin përfitimet e platformave virtuale në mësimdhënie; • ndërtonin dhe menaxhonin klasa tërësisht online; • hartonin plane dhe orë mësimore digjitale; • organizonin orë mësimore virtuale efektive dhe të sigurta; • bashkëpunonin në plane të përbashkëta mësimore; • përdornin Micro:bit si mjet kreativ dhe ndërveprues në klasë.
Ky trajnim kontribuoi në rritjen profesionale të mësuesve, duke i pajisur ata me mjete dhe teknika moderne për një mësimdhënie inovative dhe bashkëkohore.






