Konferenca Ndërkombëtare “Mësimdhënia e Gjuhëve të Huaja në Arsimin Fillor – Sfida dhe Perspektiva në Epokën Digjitale dhe të Inteligjencës Artificiale” 4 dhjetor 2025 – Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës

Më 4 dhjetor 2025, në sallën EUROPA të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, u mbajt me sukses konferenca ndërkombëtare “Mësimdhënia e Gjuhëve të Huaja në Arsimin Fillor – Sfida dhe Perspektiva në Epokën Digjitale dhe të Inteligjencës Artificiale”. Ngjarja mblodhi akademikë, studiues, mësues dhe përfaqësues institucionesh kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fjalët përshëndetëse u mbajtën nga:

  • Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
  • Znj. Orjana Osmani, Zëvendësministre e Arsimit
  • Znj. Ermira Milori, Drejtore e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë

Konferenca u nderua gjithashtu nga përfaqësues të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare:

  • Eliana Laçej, Zv. Rektore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
  • Freiderikos Valetopoulos, Universiteti i Poitiers, Francë
  • Jolanta Sujecka-Zając, Universiteti i Varshavës, Poloni
  • Majlinda Mazelliu, British Council Albania
  • Dritan Xhelili, Alliance Française e Tiranës
  • Elona Mëhilli, Shoqata e Mësuesve të Gjuhës Angleze të Shqipërisë (ELTA Albania)
  • Lindita Trashani, Shoqata e Mësuesve të Mësuesve të Gjuhës Frënge të Shqipërisë (APFA Albania)
  • Albana Muçeku, Shoqata e Mësuesve të Gjuhës Italiane të Shqipërisë (APADI)

Sesioni plenar u hap me ligjëratën e ftuar të Argyro Moumtzidou, e cila trajtoi lidhjen gjuhë–mendje–kulturë dhe qasjet e integruara në zhvillimin e aftësive shumëgjuhësore dhe ndërkulturore.

Gjatë sesioneve shkencore u trajtuan tema të rëndësishme bashkëkohore, përfshirë:

  • politikat gjuhësore dhe zhvillimi i kompetencave shumëgjuhësore te fëmijët;
  • faktorët emocionalë në të nxënit gjuhësor në moshë të hershme;
  • kreativiteti dhe roli i inteligjencës artificiale në mësimdhënien e gjuhës së huaj;
  • edukimi dygjuhësh dhe zhvillimi i komunikimit verbal;
  • loja si mjet për rritjen e motivimit;
  • përdorimi i mjeteve digjitale, AI dhe chatbot-ëve në fjalëformim dhe të nxënit aktiv;
  • përfitimet ekonomike dhe strategjike të shumëgjuhësisë së hershme;
  • integrimi i teknologjive të avancuara, përfshirë AI Voice Mode, në klasën e gjuhëve të huaja.

Në mbyllje, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, zhvillimit të qasjeve inovative dhe fuqizimit të kërkimit shkencor në fushën e edukimit gjuhësor. Konferenca hapi perspektiva të reja për projekte të përbashkëta, shkëmbime akademike dhe integrimin e teknologjive të reja në mësimdhënie, duke përforcuar vizionin për një arsim shumëgjuhësh, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Conference Abstracts

Klikoni për të parë abstraktin e plotë

Conference Programme

Klikoni për të parë programin e plotë

Proceeding Book

Klikoni për të parë më shumë