Më 4 dhjetor 2025, në sallën EUROPA të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, u mbajt me sukses konferenca ndërkombëtare “Mësimdhënia e Gjuhëve të Huaja në Arsimin Fillor – Sfida dhe Perspektiva në Epokën Digjitale dhe të Inteligjencës Artificiale”. Ngjarja mblodhi akademikë, studiues, mësues dhe përfaqësues institucionesh kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fjalët përshëndetëse u mbajtën nga:
- Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
- Znj. Orjana Osmani, Zëvendësministre e Arsimit
- Znj. Ermira Milori, Drejtore e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë
Konferenca u nderua gjithashtu nga përfaqësues të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare:
- Eliana Laçej, Zv. Rektore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
- Freiderikos Valetopoulos, Universiteti i Poitiers, Francë
- Jolanta Sujecka-Zając, Universiteti i Varshavës, Poloni
- Majlinda Mazelliu, British Council Albania
- Dritan Xhelili, Alliance Française e Tiranës
- Elona Mëhilli, Shoqata e Mësuesve të Gjuhës Angleze të Shqipërisë (ELTA Albania)
- Lindita Trashani, Shoqata e Mësuesve të Mësuesve të Gjuhës Frënge të Shqipërisë (APFA Albania)
- Albana Muçeku, Shoqata e Mësuesve të Gjuhës Italiane të Shqipërisë (APADI)
Sesioni plenar u hap me ligjëratën e ftuar të Argyro Moumtzidou, e cila trajtoi lidhjen gjuhë–mendje–kulturë dhe qasjet e integruara në zhvillimin e aftësive shumëgjuhësore dhe ndërkulturore.
Gjatë sesioneve shkencore u trajtuan tema të rëndësishme bashkëkohore, përfshirë:
- politikat gjuhësore dhe zhvillimi i kompetencave shumëgjuhësore te fëmijët;
- faktorët emocionalë në të nxënit gjuhësor në moshë të hershme;
- kreativiteti dhe roli i inteligjencës artificiale në mësimdhënien e gjuhës së huaj;
- edukimi dygjuhësh dhe zhvillimi i komunikimit verbal;
- loja si mjet për rritjen e motivimit;
- përdorimi i mjeteve digjitale, AI dhe chatbot-ëve në fjalëformim dhe të nxënit aktiv;
- përfitimet ekonomike dhe strategjike të shumëgjuhësisë së hershme;
- integrimi i teknologjive të avancuara, përfshirë AI Voice Mode, në klasën e gjuhëve të huaja.
Në mbyllje, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, zhvillimit të qasjeve inovative dhe fuqizimit të kërkimit shkencor në fushën e edukimit gjuhësor. Konferenca hapi perspektiva të reja për projekte të përbashkëta, shkëmbime akademike dhe integrimin e teknologjive të reja në mësimdhënie, duke përforcuar vizionin për një arsim shumëgjuhësh, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt së ardhmes.




















