Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Sot më datë 09.10.2024 vijuam me ditën e tretë të javës së orientimit për studentët e vitit të parë, ku ata u njohën me përfaqësueset e Degës së Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik.

Fakulteti ynë nëpëmjet Degës së Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik mbështet studentët e tij të rinj si edhe ata që ndjekin tashmë studimet në këtë fakultet me trajnime të ndryshme gjatë gjithë vitit akademik.

Këto trajnime:

*U vijnë në ndihmë studentëve për të përforcuar aftësitë digjitale, të mësimnxënies, të kërkimit, të prezantimit të projekteve;

*Ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin profesional, me mentorim dhe mundësi për të mësuar nga ekspertët;

*Kanë për qëllim zgjerimin e rrjetit të kontakteve me biznese dhe kompani të ndryshme;

*Synojnë rritje profesionale etj.

Studentët u njohën gjithashtu me rolin e Degës së Projekteve, me mundësitë e angazhimit në projekte të ndryshme mësimore dhe kërkimore. Këto projekte ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të zbatuar teoritë e mësuara në praktikë, si dhe për të zhvilluar aftësi të reja dhe përvoja të vlefshme. 

Gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e angazhimit në aktivitete dhe mundësitë që ofrohen për të kontribuar në projekte që kanë impakt në komunitet dhe në zhvillimin profesional.

Ne besojmë në potencialin e studentëve tanë dhe synojmë ti mbështesim ata në çdo hap të rrugëtimit të tyre drejt suksesit.