Në kuadër të programit të Ciklit të Tretë Doktoratë, më 17 dhjetor 2025, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – UT, zhvilloi ditën studimore me temat:
🔹 Integriteti i kërkimit shkencor, drejtuar nga Prof. Asoc. Dr. Elvana Shtёpani
🔹 Zgjedhja e korpusit studimor: kërkimi në mësimdhënien e gjuhëve të huaja, drejtuar nga Prof. Dr. Esmeralda Kromidha
Në aktivitet morën pjesë studentë doktorantë dhe studentë të ciklit Master, të cilët u njohën me rëndësinë e integritetit kërkimor në punimet shkencore dhe u aftësuan në përzgjedhjen e korpuseve studimore.
FGJH mbetet gjithmonë pranë nevojave të studentëve të tij, duke mbështetur vazhdimisht formimin akademik dhe profesional të tyre.






