Më 12.02.2026 Grupi Mësimor-Kërkimor i Degës së Gjuhës Turke pranë Departamentit të Gjuhëve Sllave e Ballkanike, organizoi aktivitetin me temë “Shkrimtaret në letërsinë turke – Receptimi i veprave letrare të shkrimtares Ayfer Tunç” 📚✨, me të ftuar Prof. Asoc. Dr. Mzisa BUSKİVADZE nga Universiteti shtetëror “Ivane Jakakhishvili Tbilis State University” në Gjeorgji dhe me pjesëmarrjen e studentëve të vitit të dytë dhe të tretë Bachelor të Degës së Gjuhës Turke.
Znj. Mzisa Buskivadze ka përfunduar studimet universitare, pasuniversitare dhe doktorale për gjuhë dhe letërsi turke, në Departamentin e Gjuhës Turke në Universitetin Shtetëror të Tbilisit “Ivane Javakhishvili” dhe mban titullin Profesor i Asociuar. Studimet e saj akademike janë të fokusuara në gjuhën dhe letërsinë turke, teorinë e letërsisë dhe letërsinë krahasuese, romanet e letërsisë moderne turke, letërsinë feministe. Znj. BUSKİVADZE ka botuar artikuj të shumtë shkencorë në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, ka marrë pjesë dhe ka prezantuar punime shkencore në kongrese dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në projekte kërkimore shkencore të mbështetura nga TÜBA (Akademia Turke e Shkencave) dhe Fondacioni Kombëtar i Shkencës Shota Rustaveli. 🎓🌍
Lidhur me temën e bashkëbisedimit me studentët dhe pedagogët e gjuhës turke, Prof. Asoc. Dr. Mzisa Buskivadze trajtoi zhvillimin e letërsisë feministe turke, duke nisur nga Fatma Aliye Hanım e deri te përfaqësueset moderne, me theks të veçantë në veprën e shkrimtares Ayfer Tunç. U analizuan temat kryesore të trilogjisë së saj, si tjetërsimi, kujtesa shoqërore, identiteti femëror, kriza e familjes dhe përballja me të kaluarën. 🖋️📖
Aktiviteti u mbyll me një bashkëbisedim të hapur me studentët dhe pedagogët, të cilët falënderuan të ftuarën për kontributin dhe diskutimin e frytshëm. 🤝









