Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Më 2 shkurt, Grupi mësimor-kërkimor Gjuhësi-Përkthim i Gjuhës Ruse, FGJH-UT, organizoi takimin letrar-promovues “Letërsia dhe arti rus si hapësirë argëtuese kulturore”.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të promovimit të programeve të studimit që ofron Dega e Gjuhës Ruse pranë Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, FGJH-UT.

Në takim morën pjesë përgjegjësi i departamentit Prof. Dr. Adriatik Derjaj, pedagogë dhe studentë të gjuhës ruse, si dhe nxënës që studiojnë gjuhën ruse nga shkolla e mesme me profil gjuhësor “Asim Vokshi”, së bashku me të interesuar të tjerë për kulturën dhe artin rus.

Përmes një prezantimi dhe diskutimi interaktiv u sollën në vëmendje shkrimtarë të njohur rusë dhe figura të rëndësishme të kulturës ruse, duke vijuar me dimensionet e tjera të artit si muzika, teatri dhe baleti.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të muzeve në ruajtjen dhe përcjelljen e kulturës, ku për auditorin u prezantua një guidë digjitale dhe pamje nga muzeu i famshëm “Hermitage” në Shën Petersburg.

Aktiviteti theksoi se arti rus nuk është vetëm një formë estetike, por edhe një hapësirë reflektimi filozofik dhe emocional, ku ndërthuren historia, kultura dhe përjetimi njerëzor. Po ashtu, u evidentua ndikimi i letërsisë ruse në formimin e ndërgjegjes morale dhe filozofike të kulturës europiane, si dhe roli i saj në zhvillimin e mendimit estetik botëror.

Një element i veçantë i takimit ishte ndërthurja e prezantimeve me recitimet e nxënësve të shkollave pjesëmarrëse, çka krijoi një atmosferë të gjallë artistike dhe forcoi komunikimin me të rinjtë, duke nxitur edhe më tej dashurinë e tyre për gjuhën dhe kulturën ruse.

🎓 Aktiviteti u mbyll me një tur informues në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ku nxënësit u njohën me infrastrukturën moderne të fakultetit, sallat e digjitalizuara dhe laboratorët unikë të interpretimit, me dëshirën për t’i mirëpritur në të ardhmen si studentë të këtij fakulteti.

situs toto