Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Zhvillimi i Turizmit në Shqipëri dhe Përvoja e Albanian Trip

Më 31 mars 2026, në orën 15:00, në sallën Europa, Departamenti i Gjuhës Angleze, në bashkëpunim me studentët e vitit të parë, Master i Shkencave në Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik Trigjuhësh, ju fton të merrni pjesë në leksionin e hapur me bashkë-themeluesin e ‘Albanian Trip’, z. Elton Çaushi.

Dinamikat aktuale të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, teknikat e guidimit, natyra e turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë, pritshmëritë dhe sfidat me të cilat hasen ata por dhe operatorët turistik shqiptarë, kontributi që z. Çaushi dhe ‘Albanian Trip’ kanë dhënë prej vitesh në përfaqësimin sa më autentik të atraksioneve e kulturës shqiptare në mediat e huaja, janë vetëm disa nga temat që priten të diskutohen në këtë takim të hapur, gjithçka sjellë nga këndvështrimi dhe përvoja shumë-vjeçare e Albanian Trip.

situs toto