Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Turizmi si mundësi për të rinjtë: një takim plot energji dhe ide

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, pati kënaqësinë të mirëpresë gazetaren dhe prezantuesen, Znj. Alma Çupi, në një leksion të hapur me temë:
“Mundësitë e angazhimit të të rinjve në sektorin e turizmit dhe promovimit kulturor”

Aktiviteti ngjalli një interes të lartë nga ana e studentëve dhe pedagogëve, duke u karakterizuar nga një pjesëmarrje e lartë dhe një atmosferë dinamike diskutimi. Leksioni u shndërrua në një hapësirë të vërtetë ndërveprimi, ku studentët u angazhuan aktivisht përmes pyetjeve dhe diskutimeve mbi sfidat dhe mundësitë që ofron sektori i turizmit sot.

Gjatë takimit u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me përfshirjen e të rinjve në tregun e punës, zhvillimin e sipërmarrjes në turizëm, si dhe rolin kyç të promovimit të trashëgimisë kulturore në një kontekst gjithnjë e më global. Një theks i veçantë iu kushtua rëndësisë së gjuhëve të huaja dhe komunikimit ndërkulturor si elemente thelbësore për suksesin në këtë fushë.

✨ Falënderojmë zonjën Alma Çupi për kontributin e saj të vyer dhe të gjithë studentët për pjesëmarrjen aktive që e bënë këtë aktivitet kaq të veçantë!

situs toto