Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Panairi i Punës 2026 në FGJH-UT

Sot, më 04.05.2026, u zhvillua për të pestin vit radhazi Panairi i Punës 2026, një aktivitet tashmë i konsoliduar që sjell më pranë studentët me tregun e punës.

I organizuar në bashkëpunim mes Zyrave të Këshillimit të Karrierës së FGJH dhe FHF, UT, panairi mblodhi mbi 55 kompani dhe institucione nga fusha të ndryshme, duke krijuar një hapësirë konkrete komunikimi dhe bashkëpunimi për studentët tanë.

🎤 Panairi u hap me fjalën përshëndetëse të Dekanes së FGJH-UT, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, dhe Dekanit të FHF-UT, Prof. Dr. Mark Marku, të cilët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe tregut të punës, si një element kyç për përgatitjen profesionale të studentëve dhe integrimin e tyre të suksesshëm në jetën profesionale. Ata vlerësuan gjithashtu rolin e rëndësishëm të Zyrave të Këshillimit të Karrierës së dy fakulteteve dhe bashkëpunimet e vazhdueshme të ndërtuara me kompani dhe institucione të ndryshme për krijimin e mundësive për punësim, praktika dhe zhvillim profesional për studentët.

👩‍🎓👨‍🎓 Studentët e FGJH-UT patën mundësinë të njihen nga afër me oferta punësimi, praktika profesionale dhe programe trajnimi, si dhe të zhvillojnë takime dhe intervista të drejtpërdrejta me përfaqësues të kompanive. Përmes këtij ndërveprimi, ata eksploruan më konkretisht rolin e gjuhëve të huaja në tregun e punës dhe mundësitë që ofron komunikimi shumëgjuhësh në një treg gjithnjë e më global.

✨ Me një pjesëmarrje të lartë dhe një atmosferë dinamike, panairi u shndërrua në një hapësirë të rëndësishme informimi, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi, duke dëshmuar edhe një herë angazhimin e FGJH-UT për të mbështetur studentët në rrugëtimin e tyre profesional.

🙏 Falënderojmë të gjitha kompanitë dhe institucionet pjesëmarrëse për bashkëpunimin dhe besimin, si dhe studentët dhe stafin e FGJH-UT për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti!

situs toto