👤📚 Profil Përkthyesi | Prof. Dr. Anastasi (Dede) Prodani

11

🎓 Pozicioni: Profesor, Departamenti i Gjuhës Spanjolle, FGJH – Universiteti i Tiranës
🌐 Specializimi: Përkthim spanjisht–shqip, didaktikë e përkthimit, qasje kognitivo-funksionale në përkthim

💼 Përvoja:
Që prej vitit 2006, Prof. Prodani është pedagoge me kohë të plotë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku ligjëron edhe lëndën e përkthimit nga spanjishtja në shqip. Mban titullin “Profesor” që prej vitit 2016. Fusha e saj e kërkimit përqendrohet në qasjen kognitivo-funksionale dhe didaktikën e përkthimit sipas shkollës gjermane të “Orientimit të Ri”.

✨ Kontributi:

Autore dhe përkthyese e një sërë veprash letrare dhe studimore, ndër të cilat: Antologji dygjuhëshe e poezisë së Martha Asunción Alonso dhe María Moreno Molina (2018); Nieremberg. Aforizma dhe fragmente mbi natyrën njerëzore (2016); Dimri i Gunterit nga Juan Manuel Marcos (2020); si dhe romani Kosherja i nobelistit Camilo José Cela. Në vitin 2023, udhëhoqi një projekt të FGJH-UT për përkthimin në spanjisht të materialeve muzeore dhe turistike të disa muzeve dhe parqeve arkeologjike në Shqipëri: broshurën e Muzeut të Shtëpisë së Gjetheve; audioguidën e Muzeut Etnografik të Krujës; audioguidën e Muzeut Etnografik të Kavajës, audioguidën e Muzeut të Artit Mesjetar, Korçë; Muzeun Historik të Skënderbeut, Krujë; Muzeun e Luftës së Ftohtë, të Ismail Kadaresë dhe Muzeun Etnografik, Gjirokastër; fletëpalosjet dhe katalogët e Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis, etj. Është gjithashtu bashkëautore e vëllimit studimor ndërkombëtar “Pablo Neruda en el espejo del socialismo:
destino(s) literario(s) en Europa Central y del Sureste durante la Guerra Fría» (Peter Lang, 2023).

🏆 Vlerësime:
E certifikuar dhe e licencuar si udhërrëfyese turistike kombëtare në gjuhën spanjolle nga Ministria e Turizmit (2022).

💬
“Përkthimi nuk është vetëm transferim kuptimesh, por një proces interpretimi dhe ndërmjetësimi kulturor, ku teksti merr jetë të re në një kontekst të ri.”

➡️ Ndiqni rubrikën #ProfilPerkthyesish për të zbuluar histori të tjera nga bota e përkthimit!