Me datë 11 tetor 2024, tek salla Argjiro në ambientet e FGjH, u promovua libri “Trampolín, Manual për të mësuar gjuhën spanjolle nëpërmjet letërsisë”, u promovua në ambientet e FGjH me praninë e autorëve Prof. Asoc. Dr. Flavia Kaba dhe Dr. Fernando Cid Lucas. Në këtë takim ishte e pranishme online nga Universiteti Castilla- La Mancha, Spanjw, Dr.Nuria Díaz Rodríguez, autorja e “Trampolín, Manual de aprendizaje de la lengua y la cultura españolas”, manuali i parë i botuar në bashkëpunim me Prof. Asoc.F. Kaba. Ky manual në 263 faqet e tij, përmban 50 shkrimtarë nga letërsia spanjolle dhe ajo hispanoamerikane, ku lexuesi/studenti ynë përmes teksteve letrare të përzgjedhura për secilin shkrimtar, do të mund të mësojë gjuhën spanjolle falë teksteve letrare dhe ushtrimeve gramatikore mbi to. Në këtë prezantim, përveç kolegëve të Departamenti Gjuhës Spanjolle ishin të pranishëm edhe nxënësit dhe mësueset e shkollës së mesme me profil gjuhësor “Asim Vokshi”.



