Departamenti i Gjuhes Spanjolle. FGJH. UT në bashkëpunim me prof. Drita Isufaj (Universiteti Aleksandër Moisiu) organizoi sot prezantimin e antologjisë poetike të poetit nga El Salvador, Carlos Ernesto Garcia.
Në një videokonferencë poeti i prezantoi studentëve të departamentit dhe nxënësve të shkollës së mesme Asim Vokshi antologjinë e titulluar “Poemas de amor, locura y muerte”. Gjatë prezantimit studentët lexuan disa nga poezitë e kësaj antologjie dhe i drejtuan poetit disa pyetje mbi veprën e tij. Ne kete aktivitet u diskutua edhe mbi ngjashmerite e dy vendeve, El Salvador dhe Shqiperi, mbi epoken diktatoriale, ekzilin dhe vuajtjet e ketyre dy popujve, te gjitha keto te pasqyruara ne antologjine poetike. Poeti se bashku me pjesemarresit analizuan disa nga poezite e tij duke e fokusuar bashkebisedimin ne perjetimet reale, frymezim i shumices se poezive. Ne te tille menyre studentet njohen me nga afer nje ze potent te letersise hispanike dhe munden te benin disa krahasime me autoret spanjolle.




