Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Takim Letrar me Begoña Oro – shkrimtare spanjolle. Dialog mbi letërsinë bashkëkohore dhe krijimtarinë për të rinjtë.

Me rastin e Festivalit të Letërsisë Evropiane, u organizua më 04 Dhjetor 2025, në bibliotekën “Argjiro” një aktivitet që e ktheu hapësirën në një skenë dinamike dialogu mbi letërsinë bashkëkohore dhe krijimtarinë për të rinj. Prania e shkrimtares spanjolle Begoña Oro, e Këshilltarit Teknik të Këshillit të Arsimit Antonio Jesús Sanz dhe e Ambasadorit të Spanjës në Tiranë Gabriel Cremades Ventura i dha diskutimit një dimension të gjerë kulturor dhe profesional.

Gjatë bisedës u ndalëm te roli i tregimit modern, mënyrat se si letërsia ndërton ura me brezat e rinj, si dhe te procesi krijues si energji që formëson dije, imagjinatë dhe ndërveprim estetik.

situs toto