Përgjatë këtij viti akademik ,fokusi ynë u përqëndrua në realizimin me sukses të kërkesave studentore duke nxitur frymën bashkëpunuese midis studentëve dhe stafit akademik.Ky leksion i hapur u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku studentët ngritën hipoteza të ndryshme,dialoguan me njëri tjëtrin duke harmonizuar një ambient gjithëpërfshirës.Nuk munguan pyetjet dhe kurioziteti rreth fushave të ndryshme të psikologjisë.Diapazoni i gjërë i studentëve tanë i dha jetë dhe ngjyra cdo mendimi,emocioni dhe fjale.


