Trajnim me studentët e gjuhës frënge, viti i tretë Bachelor, organizuar nga grupi mësimor-kërkimor i Didaktikës. Trajnimi kishte si synim të jepte bazat kryesore teorike dhe praktike të të hartuarit të esesë në fushën e didaktikës së gjuhëve të huaja. Gjatë veprimtarisë u rimorën gjithashtu edhe tematikat kryesore që duhet të punojnë studentët e gjuhës frënge gjatë hartimit të esesë.