Forumi i VII-të Kombëtar i Grave Shqiptare Frankofone me temë “Roli i grave në zhvillimin e qëndrueshëm”

Sot, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, së bashku me Agjencinë Universiatare të Frankofonisë, u zhvillua Forumi i VII-të Kombëtar i Grave Shqiptare Frankofone me temë “Roli i grave në zhvillimin e qëndrueshëm”.

Ishin të pranishëm:

SH.E Znj. Catherine SUARD – Ambasadore e Francës në Shqipëri
SH.E Znj. Ruth HUBER – Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri
Znj. Evgenia BLETA – Sekretare e Ambasadës së Greqisë në Shqipëri
Z. Mohamed KETATA – Drejtor Rajonal i Agjencisë Universitare të Frankofonisë në Evropën Qendrore dhe Lindore (online
Znj. Anila PAPARISTO – Zv. Rektore e Universitetit të Tiranës
Znj. Etleva BAJRAMI – Zv. Dekane e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës
Znj. Dhurata SHEHRI – Zv. Dekane e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës
Znj. Majlinda KETA – Pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës
Z. Romeo HANXHARI – Përgjegjës i Departamentit të Gjeografisë pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës.
Znj. Ana KOTHERJA & Znj. Luiza POPJA – Administratore të Agjencisë së Udhëtimit “Elite Travel Albania”
Znj. Imen KHANCHEL – Pedagoge në Universitetin e Manouba-s, Tunizi (online)
Znj. Elisabeta VOCI – Anëtare e Këshillit Studentor të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës si edhe kolegë e studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, kolege nga Universiteti i Shkodrës, i Elbasanit dhe Shoqata e Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare e Shqipërisë.

Ky forum për nga vetë vijueshmëria e tij tregon për një zhvillim të qëndrueshëm të mendësisë dhe dëshirës për të kontribuar sado pak në ndërgjegjësimin për vlerat e zhvillimit të një shoqërie të përparuar.

Të ftuarit trajtuan temën e zhvillimit të qëndrueshëm në dimensione të ndryshme si atë të edukimit cilësor, shkollës gjithëpërfshirëse, formimit profesional, formimit ndërdisiplinor, planet e veprimit dhe projektet për mbrojtjen mjedisore, për mbështetjen e grave në sipërmarrje dhe në drejtim si edhe prezantuan prakitka të mira të zhvillimit të qëndrueshëm në shtete të huaja dhe në institucionet tona.

Të gjitha dhe të gjithë bashkë, ne mund ta bëjmë ndryshimin !🌷🌹