Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, njofton të gjithë maturantët aplikues se është publikuar renditja e aplikantëve për Raundin I, për vitin akademik 2026–2027.
Ju falënderojmë që keni zgjedhur Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe programet tona të studimit si pjesë të rrugëtimit tuaj universitar.
Për të konsultuar renditjen, KLIKONI mbi programin përkatës:
- Gjuhë Angleze me profile: “Gjuhë angleze”, “Përkthim dhe interpretim”, “Studime britanike dhe amerikane”, “Marrëdhënie me publikun-program i perbashket me Universitetin Kauno Kolegia”
- Gjuhë Angleze (Sarandë)
- Gjuhë Frënge me profile; “Gjuhë dhe komunikim”, “Gjuhë letërsi dhe qytetërim francez”, “Përkthim dhe interpretim”
- Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e shenjave shqipe
- Gjuhë letërsi dhe qytetërim gjermanishtfolës
- Bachelor në Gjuhë moderne dhe Teknologji digitale (Frengjisht/Gjermanisht)
- Bachelor në “Italianistikë”, me tri profile: Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian (mesatare master 7); Mediator për Turizmin dhe Sipërmarrjen Trigjuhësh (diplomë e dyfishtë me Universitetin e Sienës); Gjuha dhe Kultura Italiane në Perspektivën Evropiane (diplomë e dyfishtë me Universitetin e Tuscia-s)
- Gjuha dhe kultura italiane në botën digjitale diplomë e dyfishtë me Universitetin për të Huajt të Peruxhias, Itali
- Gjuhë Spanjolle me profil “Gjuhë-letërsi dhe qytetërim hispanik”
- Gjuhë Greke me profile: “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim grek”, “Përkthim dhe Interpretim”
- Përkthim dhe Interpretim në Gjuhën Greke dhe Angleze
- Gjuhë Turke me profile; “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim turk” dhe “Përkthim dhe Interpretim”
- Bachelor në Orientalistikë
- Studime ndërkulturore dhe përkthimore në gjuhë ruse
- Diplomë profesionale në Komunikim Shumëgjuhësh në Institucione dhe Ndërmarrje
Kalendari i regjistrimit
Regjistrimet për Raundin I zhvillohen nga 26 Gusht deri më 8 Shtator 2026, në 7 faza 48-orëshe.
Aplikantët që rezultojnë brenda kuotës duhet të respektojnë afatin 48-orësh të regjistrimit për programin përkatës.
Për aplikantët në listën e pritjes
Aplikantët që nuk ndodhen brenda vijës së kuqe në listën përkatëse duhet të ndjekin në vijim përditësimin e renditjes, pasi gjatë fazave të regjistrimit mund të lirohen kuota.
Dokumentet kryesore për regjistrim
Për regjistrimin pranë Sekretarisë Mësimore nevojiten:
- Kartë identiteti ose pasaportë (fotokopje);
- Dëftesë/Diplomë e Maturës dhe certifikata e notave;
- Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit;
- Deklarata përkatëse që plotësohet pranë Sekretarisë Mësimore.
Për informacione të mëtejshme, ju lutemi ndiqni njoftimet në faqen zyrtare të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.
Ju urojmë suksese të gjithë aplikantëve!


