Bachelor në “Gjuhë moderne dhe teknologji digjitale”

BACHELOR NË GJUHË MODERNE DHE TEKNOLOGJI DIGJITALE

Titulli akademik i studimit Bachelor në “Gjuhë moderne dhe teknologji digjitale”
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Parë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Gjermanisht, Frëngjisht (Shqip për lëndë të caktuara)
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 3 (tri) vite
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kushtet e pranimit Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi Bachelor në Gjuhë moderne dhe teknologji digjitale ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Gjermane dhe Departamenti i Gjuhës Frënge. Programi është konceptuar si një program ndërdisiplinor dhe bashkëkohor, i cili ndërthur formimin në gjuhët moderne me njohuritë dhe aftësitë në fushën e teknologjive digjitale. Ai synon të krijojë një profil të integruar profesional dhe akademik, duke ndërthurur komponentët e gjuhësisë, letërsisë, qytetërimit, komunikimit ndërkulturor, përkthimit dhe teknologjive digjitale.Programi është ndërtuar mbi përvojën dhe ekspertizën akademike të dy departamenteve dhe synon t’u ofrojë studentëve një formim të plotë në gjuhën gjermane dhe gjuhën frënge, si dhe aftësi për përdorimin e mjeteve dhe teknologjive digjitale në proceset e komunikimit, përpunimit të gjuhës dhe përkthimit.

Në këtë program studimi ofrohen:

  • njohuri të përparuara në gjuhët moderne, veçanërisht në gjuhën gjermane dhe gjuhën frënge, në formën e tyre të shkruar dhe të folur, si dhe njohuri mbi letërsinë, kulturën dhe qytetërimin e hapësirave gjermanishtfolëse dhe frankofone;
  • njohuri dhe aftësi në fushën e gjuhësisë dhe komunikimit, duke përfshirë analizën dhe përdorimin e gjuhës në kontekste të ndryshme akademike, profesionale dhe ndërkulturore;
  • aftësi të avancuara analitike dhe kritike, të nevojshme për interpretimin dhe analizën e teksteve, dokumenteve kulturore dhe situatave të komunikimit ndërkulturor;
  • njohuri dhe aftësi në përdorimin e teknologjive digjitale, përfshirë mjetet dhe aplikacionet digjitale të përdorura në mësimin dhe përpunimin e gjuhëve, komunikimin, përkthimin dhe krijimin e përmbajtjeve;
  • aftësi praktike në përkthim dhe komunikim ndërgjuhësor, si dhe njohuri mbi përdorimin e mjeteve teknologjike që mbështesin procesin e përkthimit dhe të përpunimit të gjuhës;
  • aftësi për të integruar kompetencat gjuhësore dhe digjitale në zgjidhjen e detyrave dhe problemeve të ndryshme akademike dhe profesionale.
Kompetencat

Programi, me një gamë të gjerë lëndësh të parashikuara gjatë 3 (tri) viteve të studimit, ngërthen disiplina të larmishme që sigurojnë një formim të përgjithshëm universitar dhe të specializuar në fushën e gjuhëve moderne dhe teknologjive digjitale. Përmes ndërthurjes së disiplinave gjuhësore, letrare, kulturore, komunikuese, përkthimore dhe teknologjike, programi synon zhvillimin e kompetencave të mëposhtme:

  • Pajisjen e studentëve me njohuri dhe kompetenca shumë të mira gjuhësore në gjuhën moderne të studiuar, në aspektin e gjuhës së shkruar dhe të folur, si dhe me njohuri mbi letërsinë, kulturën dhe qytetërimin e hapësirës gjuhësore përkatëse;
  • Zhvillimin e kompetencave në gjuhën e dytë të huaj (Gjuha C), duke aftësuar studentët për të kuptuar, përdorur dhe komunikuar në situata të ndryshme akademike, profesionale dhe ndërkulturore;
  • Zhvillimin e kompetencave të larta në gjuhën shqipe (Gjuha A), në funksion të komunikimit të qartë, të saktë dhe të përshtatshëm në kontekste akademike, profesionale dhe publike;
  • Aftësimin e studentëve për të komunikuar dhe për të ndërmjetësuar ndërmjet gjuhëve dhe kulturave të ndryshme, duke përdorur strategjitë dhe regjistrat e përshtatshëm gjuhësorë në varësi të kontekstit, qëllimit të komunikimit dhe bashkëbiseduesit;
  • Zhvillimin e aftësive analitiko-kritike dhe ndërkulturore, përmes analizës dhe interpretimit të teksteve, dokumenteve kulturore dhe materialeve të ndryshme në gjuhët e studiuara;
  • Aftësimin për të zbatuar kompetencat gjuhësore, filologjike dhe ndërkulturore për kryerjen e kërkimeve bibliografike dhe digjitale, për identifikimin dhe vlerësimin kritik të burimeve, si dhe për hartimin e përmbledhjeve, raporteve dhe materialeve të ndryshme akademike e profesionale;
  • Zhvillimin e aftësive për të përdorur burime, platforma dhe mjete digjitale në procesin e mësimnxënies, kërkimit, komunikimit dhe përpunimit të informacionit;
  • Aftësimin për të përdorur teknologjitë digjitale dhe mjetet e përpunimit të gjuhës në funksion të komunikimit, ndërmjetësimit gjuhësor, përkthimit dhe krijimit të përmbajtjeve;
  • Aftësimin për të përdorur mjete dhe teknologji të përkthimit, duke përfshirë mjetet e përkthimit të asistuar nga kompjuteri (CAT), burimet dhe korpuset gjuhësore elektronike, si dhe aplikacione të tjera digjitale që mbështesin procesin e përkthimit dhe të përpunimit të gjuhës;
  • Zhvillimin e aftësive për të integruar kompetencat gjuhësore, ndërkulturore dhe digjitale në zgjidhjen e detyrave dhe problemeve të ndryshme në kontekste akademike dhe profesionale;
  • Aftësimin për të përdorur në mënyrë kritike dhe të përgjegjshme teknologjitë e reja, përfshirë mjetet e bazuara në inteligjencën artificiale, duke respektuar parimet e etikës, integritetit akademik, mbrojtjes së të dhënave dhe përdorimit të përgjegjshëm të informacionit;
  • Aftësimin për të përdorur instrumentet dhe strategjitë e të nxënit gjatë gjithë jetës, me qëllim përditësimin dhe thellimin e njohurive gjuhësore, kulturore dhe digjitale, si dhe përshtatjen me zhvillimet e vazhdueshme të teknologjisë dhe kërkesat e tregut të punës;
  • Zhvillimin e aftësive për kërkim, të menduar kritik, punë të pavarur dhe zhvillim profesional, duke i përgatitur studentët për vijimin e studimeve në ciklet pasuese dhe për integrimin në veprimtari të ndryshme profesionale ku kërkohen kompetenca gjuhësore dhe digjitale.
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron trajnime të mëtejshme për studentët në bashkërendim me punëdhënësit. Këto trajnime lidhen me tematika të ndryshme dhe në përputhje me formimin shkencor dhe nevojat e studentëve në tregun e punës. Studentët mund të punësohen me kohë të pjesshme në kompani me të cilat FGJH-ja ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Studentët tanë mund të punësohen në sektorin publik dhe privat si në: institucione arsimore, institucione të kulturës dhe të turizmit, media, shtëpi botuese, agjenci përkthimi. Studentët e diplomuar në programin Bachelor mund të punësohen si:

  • Mësues/instruktorë të gjuhëve të huaja në qendra të gjuhëve të huaja dhe institucione të ndryshme arsimore, në përputhje me kriteret dhe kërkesat ligjore përkatëse.
  • Përkthyes ose interpretë (konsekutiv/simultan) në institucione publike dhe private, organizata, kompani dhe struktura që kërkojnë ndërmjetësim gjuhësor.
  • Redaktorë/korrektorë gjuhësorë dhe krijues përmbajtjesh, pranë shtëpive botuese, mediave, institucioneve kulturore dhe platformave digjitale.
  • Guida turistike ose koordinatorë të komunikimit me klientë ndërkombëtarë në fushën e turizmit, hotelerisë dhe shërbimeve, duke përdorur gjuhët e huaja dhe mjetet digjitale të komunikimit.
  • Nëpunës ose specialistë të marrëdhënieve me jashtë dhe me publikun, në institucione publike e private, organizata ndërkombëtare, ambasada, konsullata dhe institucione kulturore e arsimore.
  • aftësi komunikuese dhe kompetenca digjitale.
Studime të mëtejshme në FGJH-UT

Diploma Bachelor në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Gjermanishtfolës” jep mundësi të mëtejshme studimi në Ciklin e Dytë të Studimit dhe/ose në programet e cikleve të tjera të parashikuara nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

– Master i shkencave në Mësuesi ‘’Gjuhë e Huaj, Gjuhë Gjermane  ”

– Master i shkencave në “ Komunikim Ndërkulturor e Tursitik Trigjuhësh”

– Master i shkencave në “Përkthim Teknik – Letrar dhe Interpretim”

– Master profesional në “Përkthim pragmatik” me profil ‘’Përkthim i specializuar’’

Master i shkencave në Trajtimi automatik i gjuhëve, specialiteti Trajtim automatik dhe gjuhësor i dokumenteve të shkruara

Programi i bursave Erasmus+ i financuar nga Bashkimi Evropian

Studentët tanë kanë mundësi të zhvillojnë një ose dy semestra studimi në universitete të huaja partnere me të cilat UT-FGJH ka lidhur marrëveshje ndërinstitucionale Erasmus+ KA1, në vende gjermanishtfolëse (Gjermani, Austri, Zvicër) dhe në universitete evropiane homologe me programe të ngjashme të gjuhësisë, letërsisë dhe përkthimit.

PLANI MËSIMOR Bachelor në “Gjuhë moderne dhe teknologji digjitale”

PLANI MËSIMOR
PROGRAMI I STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË GJUHË MODERNE DHE TEKNOLOGJI DIGJITALE VITI AKADEMIK 2026 - 2029
Nr. VITI I . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Gjuhë dhe kulturë anglofone 1 6 I/I 150
2. Gjuhë dhe kulturë gjermanofone 1 6 I/I 150
3. Gjuhë dhe kulturë frankofone 1 6 I/I 150
4. Hyrje në gjuhësi 6 I/I 150
5. Tipologji teksti 6 I/I 150
SEMESTRI II
6. Gjuhë dhe kulturë anglofone 2 6 II 150
7. Gjuhë dhe kulturë gjermanofone 2 6 II 150
8. Gjuhë dhe kulturë frankofone 2 6 II 150
9. Gjuhësi angleze e aplikuar 6 II 150
10. Gjuhësi korpusi 6 II 150
60 I/II 1500
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Gjuhë dhe kulturë anglofone 3 6 I 150
2. Gjuhë dhe kulturë  gjermanofone 3 6 I 150
3. Gjuhë dhe kulturë  frankofone 3 6 I 150
4. Gjuhësi gjermane e aplikuar 6 I 150
5. Statistikë për hulumtime gjuhësore 6 I 150
SEMESTRI II
6. Gjuhë dhe kulturë gjermanofone 4 6 II 150
7. Gjuhë dhe kulturë frankofone 4 6 II 150
8. Gjuhësi frënge e aplikuar 6 II 150
9. Python 1 4 II 100
10. NLP 1 4 II 100
11. LMZ* 4 II 100
Gjithsej 60 1500
VITI III . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Hyrje në translatologji 6 I 150
2. Përkthim Anglisht-Shqip 4 I 100
3. Përkthim Gjermanisht-Shqip 4 I 100
4. Përkthim Frëngjisht-Shqip 4 I 100
5. Python 2 4 I 100
6. NLP 2 4 I 100
7. LMZ* 4 I 100
SEMESTRI II
8. Teknologji e përkthimit 6 II 150
9. Shkrim akademik 4 II 100
10. LMZ* 4 II 100
11. Praktikë profesionale 10 II 250
12. Projekt i diplomës (Temë diplome/Provim) 6 II 150
Gjithsej 60 I/II 1500
Gjithsej në 3 vite 180 4500
*Lëndë me zgjedhje (LMZ): 1)Anglisht për qëllime specifike, 2) Gjermanisht për qëllime specifike, 3) Frëngjisht për qëllime specifike, 4)Leksikografi-Fjalorë digjitalë, 5)Etika në përdorimin e inteligjencës artificiale