Aksesueshmëria nuk është vetëm një parim, por një praktikë që ndërtohet çdo ditë përmes arsimit, teknologjisë dhe përfshirjes.
Laboratori Digjital i Gjuhës së Shenjave Shqipe përbën laboratorin e parë të këtij lloji në Shqipëri dhe një hapësirë të dedikuar për studimin, mësimdhënien dhe zhvillimin e burimeve në Gjuhën e Shenjave Shqipe.
Përmes ruajtjes dhe sistematizimit të materialeve në format digjital, laboratori mbështet studentët që nuk dëgjojnë, procesin akademik dhe zhvillimin e mëtejshëm të kësaj fushe studimi.
Një mjedis ku teknologjia dhe arsimi bashkohen për të promovuar mundësi të barabarta dhe një universitet më gjithëpërfshirës.
#GjuhaEShenjaveShqipe #LaboratoriDigjital #Aksesueshmëri #Gjithëpërfshirje #UniversitetiITiranës #FGJH #ArsimGjithëpërfshirës #DeafEducation #SignLanguage #DigitalLearning





