🎓✨ DITA E MBROJTJES SË TEMAVE TË DIPLOMËS – MASTER

Sot, në Departamentin e Gjuhës Angleze, studentët tanë të programeve Master përmbyllin një tjetër kapitull të rëndësishëm të rrugëtimit të tyre akademik. 🎓📚
Pas një periudhe të gjatë studimi, kërkimi dhe përkushtimi, sot është momenti për të prezantuar dhe mbrojtur punën e tyre, duke ndarë rezultatet e kërkimit dhe njohuritë e fituara gjatë studimeve.
✨ Çdo temë diplome është rezultat i punës, përkushtimit dhe sfidave të përballuara përgjatë këtij rrugëtimi, por edhe një hap i ri drejt së ardhmes profesionale dhe akademike.
👏 I urojmë të gjithë studentëve shumë sukses në mbrojtjen e temave të diplomës!
💙 Suksese sot dhe në çdo hap të ri që ju pret përpara!
📍 Departamenti i Gjuhës Angleze
🎓 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – Universiteti i Tiranës