🌍 30 Shtator | Dita Ndërkombëtare e Përkthimit 

Ka libra që na bëjnë të njohim kultura të reja, ide të reja dhe botë që ndryshe do të mbeteshin larg nesh. Mes autorit dhe lexuesit qëndron një figurë e pazëshme, por thelbësore: përkthyesi. 

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, kjo ditë është edhe një moment vlerësimi për pedagogët tanë, të cilët prej vitesh kontribuojnë jo vetëm në auditore, por edhe në fushën e përkthimit, duke sjellë në gjuhën shqipe vepra letrare, akademike dhe kulturore me vlerë. Përmes rubrikës “Profile Përkthyesish”, kemi ndarë me ju një pjesë të këtij kontributi, që dëshmon për përkushtimin, profesionalizmin dhe nivelin e lartë të kualifikimit të stafit tonë akademik. 

Përkthimi është më shumë se kalim fjalësh nga një gjuhë në tjetrën. Ai kërkon njohuri, ndjeshmëri kulturore, kompetencë profesionale dhe pasion për gjuhën. Janë pikërisht këto vlera që stafi ynë përcjell çdo ditë te studentët, duke formuar breza të rinj profesionistësh në fushën e gjuhëve, përkthimit, interpretimit dhe teknologjive gjuhësore. 

Në një kohë kur regjistrimet për raundin e dytë janë të hapura, kjo ditë na kujton edhe misionin e FGJH-së: të përgatisë specialistë të aftë të ndërtojnë ura komunikimi mes kulturave dhe të përballen me sfidat e një bote gjithnjë e më globale dhe digjitale. 

📚 Regjistrimet për raundin e dytë: 25 shtator – 4 tetor 2026 

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit! 

#FGJH #UniversitetiiTiranës #DitaNdërkombëtareEPërkthimit #TranslationDay #ProfilePerkthyesish #PërkthimiLidhBotët #GjuhëDheKultura #StudyAtFGJH