Dita e pestë shënoi përmbylljen e Programit të Mirëseardhjes për Studentët e Rinj, të zhvilluar gjatë datave 5–9 tetor 2026, me një ditë kushtuar mundësive ndërkombëtare dhe shërbimeve që mbështesin studentët gjatë rrugëtimit të tyre akademik.
🌍 Në fokus të takimit ishte programi ERASMUS+, ku studentët u njohën me mundësitë e mobilitetit ndërkombëtar, kriteret dhe procedurat e aplikimit. Një pjesë e veçantë iu kushtua përvojave konkrete të mobilitetit, të ndara nga studentë të FGJH-së që kanë përfituar nga programi ERASMUS+, si dhe nga studentë ndërkombëtarë ERASMUS+ që studiojnë aktualisht në Fakultet.
📚 Në vijim, studentët u njohën edhe me bibliotekat e Fakultetit, shërbimet, fondin bibliotekar dhe burimet që kanë në dispozicion për të mbështetur studimin dhe kërkimin e tyre akademik.
💙 Me përfundimin e kësaj jave, studentët e rinj patën mundësinë të njihen nga afër me strukturat, shërbimet, mundësitë akademike, profesionale dhe studentore që ofron FGJH.
Mirë se vini në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja!
Ju urojmë një vit akademik të suksesshëm, me dije, eksperienca të reja dhe sa më shumë mundësi! 🎓✨







