Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022, në Universitetin Valladolid, Spanjë.
Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
-Shkëmbimin e studentëve bachelor ose master / (1 semestër);
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor për studentët (850 Euro në muaj);
-Kostot e udhëtimit mbulohen nga Universiteti Valladolid (1 biletë vajtje – ardhje me destinacion universitet dërgues – universitet pritës)
Afati për aplikim: 20 Shtator 2021 ora 11 a.m (Spanish Time).
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.
Për të aplikuar klikoni në këtë link:
https://uvamobplus.uva.es/publico/inicio
Për t’u njohur me fushat e studimit referohuni linkut:
https://uvamobplus.uva.es/publico/courses
Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit klikoni linkun:
https://uvamobplus.uva.es/files/61356/31/CALL_2_EN.pdf
* Të gjithë studentët e UT, të cilët gjejnë lëndë të ngjashme me programin e tyre të studimit mund të aplikojnë. Universiteti i Valladolidit preferon aplikime të studentëve bachelor në fushat: Edukim, Shkenca humane, Shkencave të Natyrës, Telekomunikacion dhe IT, Drejtësi.
Learning Agreement sipas modelit të Universitetit të Valladolid, i cili ndodhet në brendësi të aplikimit, duhet të firmoset në fillim nga Koordinatori në nivel fakulteti dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+ në UT.
Në dokumentin Learning Agreement (tabela A dhe tabela , studenti duhet të plotësojë 20 – 30 ECTS.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected].
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.