Njoftim për hapjen e aplikimeve në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë Program i Dytë Studimi dhe Transferim studimesh ( Master i shkencave/Master Profesional)

NJ O F T I M

për hapjen e aplikimeve në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë Program i Dytë Studimi dhe Transferim studimesh

( Master i shkencave/Master Profesional)

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja njofton të gjithë të interesuarit për hapjen e aplikimeve për pranimin në Ciklin e Dytë të studimeve, me kohë të plotë:

  1. Master i  Shkencave në Mësuesi në degët  Gjuhë Angleze, Gjuhë Italiane, Gjuhë Gjermane, Gjuhë Frënge, Gjuhë Greke, Gjuhë Turke.
  2. Master  i  Shkencave në Gjuhë dhe Komunikim  Ndërkulturor dhe Turistik i cili është ndërdepartamental , pra ofrohet në çdo degë.
  3. Master i   Shkencave në Përkthim-Teknik  Letrar  dhe Interpretim  i cili është ndërdepartamental, pra ofrohet në çdo degë.
  4. Master  Profesional në Përkthim  me profil Përkthyes  në degën  Gjuhë Angleze.
  5. Master i Delokalizuar në Përkthim Profesional në bashkëpunim me Universitetin e Strasburgut

Data e fillimit të aplikimeve:               3 shtator 2021

Data e mbylljes së aplikimeve:            4  nëntor 2021

Shpallja e fituesve:                              11 nëntor 2021

Ankimimi :  Brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së rezultateve

Regjistrimi i kandidatëve fitues:  14 nëntor 2021 –  18 nëntor 2021

 

Aplikantët dorëzojnë dokumentet e kërkuara (sipas udhëzimit të MASR-së Nr. 17, datë 30.07.2019pranë Sekretarisë Mësimore të Ciklit të Dytë:

–          nga e hëna në të enjte në orarin 08:00 – 16:00

–          e premte 08:00-14:00.

Bashkëngjitur do të gjeni dhe dokumentacionin përkatës si dhe mandat pagesën.

Tarife aplikimi per transferim studimesh

Dokumentet e nevojshme per aplikim per transferim dhe program i dyte studimi për ciklin e dytë të studimit

Ju urojmë suksese të gjithë  kandidatëve!