Dr. Elvis Bramo

Biografia

Dr. Elvis Bramo është punësuar pranë Departamentit të Gjuhës Greke, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 16 vjeçare si pedagog dhe studiues. Pas diplomimit në 2005, në vitin 2006, studimet pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me gjuhësinë në drejtimin e përkthimit.

Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë: Përkthimin & Interpretimin, Historinë e Greqisë dhe Historinë e Qytetërimit të Greqisë.

Ka marrë pjesë në disa projekte kombëtare në fushën e gjuhësisë të organizuar nga Instituti i Albanologjisë dhe Akademia e Studimeve Shqiptare

Ka shërbyer në pozicione drejtuese në organizimin e komisioneve zgjedhore të Univeristetit të Tiranës.

Ka botuar:

Artikull shkencor në buletinin e Akademisë së Studimeve  Ekonomike të Bukureshtit

Artikull shkencor në buletinin shkencor të Universitetit të Shkodrës ‘’Luigj   Gurakuqi’’

Artikull shkencor buletinin Kërkime Universitare të Universitetit të Gjirokastrës ‘’Eqerem   Çabej’’.

Metodën didaktike të greqishtes moderne, nga shtëpia botuese Uegen.

Librin e përkthyer në greqisht ‘’Probleme të Marrëdhënieve Greko-Shqiptare’’

Kumtesa të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare në konferenca shkencore në fushën e gjuhësisë, përkthimit dhe të historisë.