Prof. Assoc. Dr. Flavia Kaba lindi në Tiranë në vitin 1981. Në vitet 1998-2001 studioi në shkollën e mesme “Safiye Sultan Kiz Koleji” Stamboll nga ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 2001-2006 kreu me sukses studimet universitare pranë Fakultetit të Gjuhë, Histori-Gjeografisë, Universiteti Ankarasë, ku u diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Spanjolle (26.06.2006).
Nga viti 2010 është pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Spanjolle, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës dhe njëkohësisht përkthyese zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë. Më 23.09.2016 mbron gradën Doktor Shkencash dhe më 04.07.2023 fiton titullin Profesor i Asociuar. Ka një përvojë pune 13 vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë: Letërsi e gjuhës Spanjolle, Letërsi Hispanoamerikane, Përkthim, Gjuhe C, Tipologji Teksti, etj. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore, simpoziume brenda dhe jashtë vendit si edhe ka qenë organizatore e tyre me universitete homologe të huaja, si Universiteti Ankarasë, Universiteti i Stambollit, etj. Ka kryer kurse dhe specializime për perfeksionimin e mësimdhënies së gjuhës dhe kulturës spanjolle dhe për formimin e profesorëve në institucione arsimore spanjolle si në Madrid, Sevilla, Salamanca, etj. Shkruan për autorë në revista të ndryshme të specializuara për probleme të përkthimit, për autorë dhe për letërsinë spanjolle e latino-amerikane. Është drejtuese projektesh brenda dhe jashtë vendit si dhe anëtare e bordeve shkencore në disa revista ndërkombëtare si: Dergipark, İnternational Journal of Afro-Eurasian Research, Usobak, Hispanismo, etj. Prof. Assoc. Dr. Flavia Kaba është lektore e ftuar në Universitetin e Prishtinës, Kosovë.
ROMANET E PËRKTHYERA NGA GJUHA SPANJOLLE
TEKSTE MËSIMORE
Edfa, 144 fq., ISBN 978-9928-4310-9-7, Tiranë, 2020,
Flavia Kaba, Viola Biti Gjyli, Admira Nushi, Serxho Rama
Edfa, 171 fq., ISBN 9789928476708, Tiranë, 2023,
Flavia Kaba, Nuria Díaz Rodríguez
ÇMIMET
Pjesëmarrje në projekte ndërkombëtare