SEKRETARIA MËSIMORE
Njoftohen të gjithë studentët dhe të interesuarit për shërbime të ndryshme pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja se sekretaria mësimore është e disponueshme çdo ditë në orarin 11:00-16:00 dhe ditën e premte në orarin 11:00-14:00.
ZYRA E INFORMACIONIT
Njoftohen të gjithë studentët dhe të interesuarit për shërbime të ndryshme pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja se pranë zyrë së Informacionit në hollin kryesor të Katit të Parë ofrohen këto shërbime:
- Shpërndarja e mandat pagesave për vërtetim studenti ( kur janë persëritës).
- Kur janë studentë të rregullt nuk paguajnë por plotësojnë një formular pranë zyrës së informacionit (Kliko Këtu ) .
- Shpërndarja e mandat pagesave për listë notash të pjesshme.
- Shpërndarja e mandat pagesave për listë notash të plotë.
- Shpërndarja e mandat pagesave për vërtetim diplome dhe tërheqje e kartonit të diplomës.
- Shpërndarja e mandat pagesave për vërtetim çrregjistrimi.
- Shpërndarja e mandat pagesave për mbrojtjen e gjuhëve të huaja.
- Shpërndarja e mandat pagesave për dëshmi të mbrojtjes së gjuhës së huaj.
Pasi kryhet pagesa në Alpha Bankë / Posta Shqiptare, mandat pagesa dorezohet pranë zyrës së informacionit.
Afatet kohore për marrjen e dokumentave pranë zyrës së informacionit janë si më poshtë :
- Vërtetim studenti afati kohor 3 ditë pune pas aplikimit. (Kliko këtu për Mandatin e pagesës)
- Listë notash e pjesshme afati kohor 5 ditë pune pas aplikimit. (Kliko këtu për Mandatin e pagesës: Cikli i parë, Cikli i dytë)
- Liste notash të plotë afati kohor 5 ditë pune pas aplikimit. (Kliko këtu për Mandatin e pagesës: Cikli i parë, Cikli i dytë)
- Vërtetim diplome afati kohor 3 ditë pune pas aplikimit. (Kliko këtu për Mandatin e pagesës:Cikli i parë, Cikli i dytë)
- Vërtetim çrregjistrimi 3 ditë pune pas aplikimit. (Kliko këtu për Mandatin e pagesës)