Në bazë të Ligjit të Arsimit të Lartë 80/2015 neni 90 – Kohëzgjatja e studimeve:
“Kohëzgjatja maksimale e një program studimi nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes normale të studimeve që parashikon programi, pa marrë në konsideratë periudhën e kohës kur studenti i ka pezulluar studimet”
si dhe Statutit të Universitetit të Tiranës, neni 128 -Pezullimi i studimeve:
1. Çdo student ka të drejtë të pezullojë studimet e tij dhe t’i rifillojë ato në çdo kohë. Pezullimi nuk mund të jetë më i madh se dyfishi i kohës së studimeve për atë cikël studimi. Pas saj, studenti duhet të nisë nga e para regjistrimin në programin e nisur, sipas rregullave të kohës në fuqi.
2. Me pezullimin e studimeve, atij i pezullohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet që lidhen me programin e stij të studimit. Këto i kthehen me rifillimin e studimeve.
3. Procedurat e pezullimit dhe rifillimit të studimeve përcaktohen në rregulloren e UT-së dhe të njësive kryesore.
Në bazë të Nenit 72 të Rregullores së UT-së (Kliko këtu ), Rikthimi i studentit bëhet me kërkesë, pas ndërprerjes së justifikuar të studimeve, e cila paraqitet një muaj para fillimit të çdo semestri (gjatë muajit Shtator dhe gjatë muajit Janar) pranë Sekretarisë Mësimore.
Model kërkese për pezullim/rifillim të studimeve (kliko këtu)